SHIFRA E DITËS: 10 vendet më të pasura të Europës, 6 prej tyre GDP mbi 1 trilion dollarë

Aranit Muraçi

Në vitin 1960 vendi më i pasur i Europës ishte Britania e Madhe me një GDP totale prej 73 miliardë dollarë, e ndjekur nga Franca dhe Italia.

Suedia, Holanda, Spanja, Belgjika, Zvicra, Turqia dhe Austria përbëjnë 10 vendet më të pasura të Europës, në vitin 1960, sipas të dhënave të Civitas, Instituti i Studimeve Civile dhe Shoqërore me qendër në Britani.

E shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore dhe madje e ndarë në dy pjesë, as Gjermania Perëndimore dhe më pak akoma ajo Lindore, nuk figurojnë në 10 vendet më të pasura të Europës.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=675&loc=https%3A%2F%2Fliberale

IMG 2645Gjermania Perëndimore në vitet ‘80 ngjitet në fuqinë e parë ekonomike të kontinentit dhe pas bashkimit me pjesën Lindore, në ‘90 e deri më sot është kthyer në një superfuqi të pakonkurueshme nga vendet e tjera, siç edhe paraqitet në të dhënat e vitit 2022.

IMG 2644Gjermania, sipas Civitas, ka një GDP prej 4.07 trilion dollarë, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (3.07 trilion dollarë), Franca (2.78), Rusia (2.24), Italia (2.21). 10-shen e parë e plotësojnë Spanja, Holanda, Turqia, Zvicra dhe Polonia (me GDP nën 1 trilion por mbi 500 miliardë dollarë secila).

Edhe sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore, Gjermania mban vendin e parë në Evropë sa i përket Produktit të Brendshëm Bruto (GDP).

Masa më e zakonshme bazë e pasurisë kombëtare është Produkti i Brendshëm Bruto (GDP), i cili mat vlerën e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga ai vend gjatë një periudhe të caktuar kohore (zakonisht një vit). Të kombinuara, gjashtë vendet kryesore të Evropës kishin një PBB prej më shumë se 1 trilion dollarë në 2020 dhe një GDP kolektive prej 13.833 trilion dollarë. Këto të dhëna i bëjnë liderët financiarë të Evropës ndër vendet më produktive në planet.

10 vendet më të pasura në Evropë sipas PBB-së totale 2020 ( GDP Totale- Banka Botërore)

Gjermania – 3.8 trilion dollarë
Mbretëria e Bashkuar – 2.7 trilion dollarë
Franca – 2.6 trilion dollarë
Italia – 1.9 trilion dollarë
Rusia – 1.5 trilion dollarë
Spanja – 1.3 trilion dollarë
Holanda – 913.8 miliardë dollarë
Zvicra – 752.2 miliardë dollarë
Turqia – 720.1 miliardë dollarë
Polonia – 594.2 miliardë dollarë

E njohur si vendi më i madh në botë për nga madhësia, aktualisht në luftë, Rusia është një vend transkontinental. Megjithëse shumica e territorit rus shtrihet në Azi, 78% e popullit rus jeton në pjesën evropiane të vendit. Si e tillë, Rusia zakonisht konsiderohet një vend evropian.

Megjithatë GDP favorizon vendet më të populluara, sepse nuk merr parasysh numrin e punëtorëve ose korporatave që kontribuojnë në vlerën e saj totale. Për shembull, popullsia e Polonisë në vitin 2020 ishte rreth 38 milionë, afërsisht 25.9% e popullsisë së Rusisë – megjithatë, PBB-ja e saj ishte plot 40% e asaj të Rusisë, gjë që tregon se ekonomia e Polonisë është në fakt më produktive. Për të parë më qartë skenarë të tillë, ekonomistët shpesh monitorojnë dy metrikë shtesë: GDP për frymë dhe GNI për frymë. E para, GDP për frymë, thjesht ndan PBB-në me popullsinë e vendit. Nëse analizohen të ardhurat për frymë të një vendi, lista rezulton shumë e ndryshme, ku dominojnë mikro-shtetet në Europë Perëndimore.

10 vendet më të pasura në Evropë deri në vitin 2020 (GDP për frymë – Banka Botërore)

Monako – 190,513 dollarë
Lihtenshtajn – 180,367 dollarë
Luksemburgu- 115,874 dollarë
Zvicra – 87,097 dollarë
Irlanda – 85,268 dollarë
Norvegjia – 67,390 dollarë
Danimarka – 61,063 dollarë
Islanda – 59,270 dollarë
Holandë – 52,397 dollarë
Suedia – 52,259 dollarë

/Liberale.al/

Artikulli paraprakRoland Bejko: Berisha u kthye për konflikt, po e përdor PD-së si bunker për t’u fshehur
Artikulli tjetërIndrit Sefa: Çfarë fsheh Bardhi? Pse refuzon të sjellë dokumentet e mbledhjes