Indrit Sefa: Çfarë fsheh Bardhi? Pse refuzon të sjellë dokumentet e mbledhjes

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike zyrtare, Indrit Sefa tha se nëse grupimi i Bardhit nuk ka asgjë për të fshehur atëherë duhet të sjellë dokumentacionin në procesin gjyqësor, e jo ta shmangin atë.

Ai tha se gjithçka që i është kërkuar grupit Bardhi është dokumentacioni që vërteton se këshilli kombëtar është mbledhur online, si dhe rregulloren ku janë bazuar për ta mbledhur online këshillin kombëtar.“Ne kemi kërkuar palës që të sjellë të gjithë dokumentacionin ligjor që kjo mbledhje imagjinare online e këshillit kombëtar është kryer. Nuk ka asnjë  dokument që kjo mbledhje është kryer. Nuk kemi asnjë provë që është kryer.

Gjithashtu pretendohet se ka një rregullore që e lejon Këshillin Kombëtar të mblidhet online. Ne e kërkojmë këtë rregullore, ku është kjo pikë që e lejon. Nuk ekziston neni 9 pika 7, neni 9 ka 6 pika.

Ne kemi kërkuar që të paraqesin dokumentacionin ligjor që disponojnë. Nëse ata e kanë dokumentacionin ligjor, unë nuk e kuptoj përse e mbajnë të fshehtë. Ne i çuam të gjitha në procesin gjyqësor”,-tha avokati Sefa në një intervistë për Euronews Albania.

Artikulli paraprakSHIFRA E DITËS: 10 vendet më të pasura të Europës, 6 prej tyre GDP mbi 1 trilion dollarë
Artikulli tjetërNdërkohë që Bardhi fshihet pas Berishës dhe Berisha fshihet nga SPAK-u, Basha vazhdon takimet ndërkombëtare