SHBA mesazh të qartë: Protesta për ndryshim pozitiv, dhuna ndaj njerëzve e papranueshme

Shtetet e Bashkuara kanë një mesazh të qartë për protestën e së shtunës. Përmes një mesazhi të shkurtër Ambasada e SHBA në Tiranë thotë se protesta për ndryshim pozitiv është simbol i një shoqërie demokratike. Një tjetër pikë e fortë e deklaratës së SHBA është ajo ku nënvizon se “dhuna ndaj njerëzve do të jetë e papranueshme”. Në këtë rast kemi të bëjmë me një mesazh që i drejtohet udhëheqësve politikë, por është e qartë se vetëm pushteti mund të ushtrojë dhunë ndaj njerëzve kur protestat janë pikërisht të njerëzve. Deklarata e sotme e Ambasadës është krejtëisht e ndryshme nga deklaratat e mëparshme në prag të protestave të opozitës.
Ambasada e SHBA-së ka reaguar në lidhje me protestën e paralajmëruar nga opozita në datën 16 shkurt.
Sipas ambasadës amerikane, protesta është një e drejtë e demokracisë që ushtrohet nga qytetarët e cila përdoret shpesh në SHBA.
Deklarata e plotë e ambasadës së SHBA:
E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme.
Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht.
Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme.
Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive.

Artikulli paraprakRuani fëmijët nga lodrat me laser, mund të shkaktojnë verbëri
Artikulli tjetërRama nuk jep leje për vendin e protestës, por protestuesit s’do ketë forcë ti ndalë