Ambasada e SHBA: Protesta në të gjithë vendin

Ambasada e SHBA lajmëron qytetarët amerikanë lidhur me atë që pritet të ndodhë në Shqipëri ditët në vijim. Sipas njoftimit të ambasadës, pritet që të ketë demonstrata në të gjithë vendin, data dhe kohëzgjatja e të cilave mbetet e panjohur.

Mesazhi “alert” iu është shpërndarë sot qytetarëve amerikanë nga ambasada. Atyre u bëhet thirrje Atyre u bëhet thirrje që të shmangin vendet e protestave, përfshirë edhe godinat qeveritare ku janë zhvilluar gjashtë protesta kombëtare prej 16 shkurtit.
“Në protestat e mëparshme u përdorën pajisje shpërthyese. Në protestat e mëparshme u përdorën edhe molotov.

Shtetasit amerikanë të shmangin godinat qeveritare. Mund të ketë bllokime të rrugëve kombëtare. Demonstratat mund të ndodhin në gjithë Shqipërinë”, thuhet një njoftimin e ambasadës amerikane të shpërndarë për shtetasit e saj në vendin tonë.

Artikulli paraprakBasha takim madhështor me emigrantët në Angli, shpërthen salla: Rama ik!…
Artikulli tjetërPo e politizojnë edhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë