SHBA-ja do të reduktojë stafin diplomatik në Kubë

Agjencitë e lajmeve në SHBA, po raportojnë se Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të përjashtojnë rreth 60 për qind të stafit nga ambasada e Kubës, në Uashtington.
Kjo erdhi pas njoftimit se SHBA mund të reduktojë stafin e saj nga Havana, pas disa “sulmeve” të pashpjegueshme.
Departamenti i Shtetit amerikan ka thënë se po zvogëlon rreth 60 për qind të stafit diplomatik në Kubë, pas një vale të incidenteve misterioze që kanë lënduar 21 punonjës.
Zyrtarët amerikanë, kanë thënë se ambasada në Havana do të lihet e hapur për shërbime emergjente, por procesimi i vizave do të suspendohet.
Agjencitë e lajmeve, “Associated Press” dhe “Reuters”, duke cituar burime brenda Kongresit, kanë raportuar se njoftimi doli më 3 tetor.
Hetuesit amerikanë, përfshirë agjentë të FBI-së, janë munduar të përcaktojnë se çfarë i ka shkaktuar lëndimet e stafit.
Kuba ka hedhur poshtë përfshirjen në këto sulme.

Artikulli paraprakRusia thotë se ka vrarë qindra anëtarë të IS
Artikulli tjetërKumbaro shkel UNESKO-n me lejen e ndërtimit