SHBA e shpall non grata, zyrtarët vendosin foton e Gjushit përkrah Ismail Qemalit në zyrat shtetërore

Në çdo zyrë të çdo institucioni shtetëror duhet të jetë e varur fotografia e babait të shtetit, Ismail Qemali. Por Durrësi bën përjashtim.

Në zyrat shtetërore të qytetit bregdetar, përkrah tij, qëndron edhe fotoja e ish kryetarit të bashkisë Vangjush Dako.

Kjo ndodh për më tepër në zyrën e Drejtorit të Portit, Pirro Vengu.

Lidhur me këtë skandal reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili nuk kursen ironinë.
“Gjush të kemi fort xhan! Krah për krah me Ismail Bej Vlorën! Gjush të vdekurit me të, ne të gjallet me ty! Rrofsh!”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Edhe pse institucioni në fjalë nuk ka asnjë lidhje me bashkinë e Durrësit, titullari i tij mban në zyrë portretin e atij që ka qeverisur qytetin e dytë më madh në vend për 12 vjet dhe mesa duket vazhdon ende…

auto porti1580488029

Artikulli paraprak“Gjeneral” Lleshi dhe mashtrimi i Ramës me ‘përgënjeshtrimin’ për RAI3
Artikulli tjetër12 organizata civile reagojnë ashpër kundër ligjit KÇK: Shkel parimet kushtetuese…