Sekuestrohen 10.3 kg heroinë dhe armë në Greqi, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Greqi, pasi i janë gjetur sasi të konsiderueshme heroine. Një shqiptar 30 vjeç është ndaluar në Larisa, pasi në makinën e tij është gjetur heroinë.

Gjatë kontrollit policor, brenda makinës në vende të krijuara enkas në airbagun e pasagjerit, janë gjetur dhe sekuestruar 12 pako, që në total kishin 6 kg 218 gram heroinë, 201 gram kokainë dhe sasi të vogël marijuane.

Gjithashtu shqiptarit i janë sekuestruar edhe 2 pistoleta 9 mm, 5 fishekë dhe 1800 euro dhe 2 celulare. Shqiptari rezulton me precedentë penalë.

Po ashtu në një tjetër operacion është vënë në pranga një tjetër shqiptar, 21 vjeç.

Gjatë një kontrolli në anijen e linjës Pire-Rodho, me ndihëm e qenit nuhatës ‘Swartz’, janë gjetur dhe sekuestruar ne bagazhet e tij, 8 pako që në total shkonin 4 kg 170 gram heroinë.

auto 04102019narkthess0021570182637

Artikulli paraprakProkuroria kujtohet më në fund për të ankimuar vendimin e gjykatës për Tahirin
Artikulli tjetërRama dhe zëvendësi i tij sulmojnë prokurorin pse arrestoi drejtorin e Kadastrës për korrupsion