Rama dhe zëvendësi i tij sulmojnë prokurorin pse arrestoi drejtorin e Kadastrës për korrupsion

Qeveria e Rilindjes dhe Edi Rama kur nuk arrestohen njerëzit që nuk janë në strutkurat e qeverisë thonë se, drejtësia është e pavarur. Por kur arrestohen njerëzit e pushtetit dhe drejtorët e tyre, atëherë vendosin të sulmojnë prokurorët dhe gjykatraët.

Kështu ka ndodhur edhe me prokurorin Arjan Ndoj, i cili 3 ditë më parë i ka prerë fletën e arrestit Liridon Pulës, ish-drejtor i Kadastrës në Durrës.

I pari që sulmoi prokurorin ishte Edi Rama. Gjatë ditës së djeshme, Rama tha se ka prokurorë të lidhur me bandat që u bëjnë presion drejtuesve të shtetit.

Por sot Rama ia ka deleguar akuzat Erion Braçes, duke e dërguar në Durrës për të ndjekur gjyqin ndaj Pulës.

Gjykata vendosi të lejë në burg Liridon Pulën dhe Braçe nuk i ka kursyer sulmet ndaj prokurorit dhe gjyqtarit.

Sot Braçe ka zbuluar emrin, duke thënë se prokurori i çështjes së Liridon Pulës, drejtor i Kadastrës Shtetërore në Durrës, mbështet një grup kriminal në Durrës. Edhe Braçe nuk e përmendi emrin, por prokurori i çështjes në fjalë, është Arian Ndoja.

Duket se arrestimi i Liridon Pulës i ka ‘djegur’ shumë Edi Ramës, pasi drejtorët e zgjedhur prej tij, po bien në pranga.

auto 1570180854 erionbrae1570182353

Artikulli paraprakSekuestrohen 10.3 kg heroinë dhe armë në Greqi, arrestohen dy shqiptarë
Artikulli tjetërPD në qeveri do të pezullojë të gjitha ligjet anti-kushtetuese që u mohojnë të drejtën e pronës pronarëve të vërtetë