Salianji: Prokurorët të bindur se rrjedha e hetimit ka ndryshuar me “pakon e mirë” që është marrë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dalë nga Prokuroria pak minuta më parë ku ka dhënë shpjegime lidhur me audiopërgjimin e Agron Xhafajt. Salianji deklaroi për mediat se, “unë besoj në Zot, tek Alizoti beson Edi Rama” duke aluduar për Fred Alizotin, të ashtuquajturin “aktori”.
Salianji ka dëshmuar për afro 2 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me audiopërgjimin pasi është vënë nën hetim. “Do viheni në dijeni për rrethanat, tha deputeti i PD, prokurorët ishin të qartë dhe pa asnjë dilemë për atë çështje.
Jam person nen hetim për shkak se Agron Xhafaj i burgosur më ka kallëzuar mua dhe gazetarin investigativ, ndërkohë që viktima kallëzuese nuk ka ardhur asnjëherë të pyetet apo të dëshmojë”, tha ai.
“Kryesisht u pyeta për videon e publikuar. Aty se isha thirrur përpara se ta publikja videon. Pyetjet ishin për publikimin e videos së tyre. Sapo të dalë nga dera, mund ti ketë nxjerr. Do viheni në dijeni të plotë për të gjithë rrethanat e kësaj çështje”, tha Salianji.
Zbardhja e përgjimeve, Alizoti: Po pres të vijë Taulanti tani
Deputeti Ervin Salianji zbardhi mbrëmë në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 një pjesë të përgjimeve nga transkriptet e Prokurorisë që publikoi në “Facebook”. Salianji tha se është një pjesë e skandalit “Xhafaj gate”.
Në përgjimet e ‘imituesit’ të Agron Xhafajt sipas tij, Fredi Alizoti i thotë një mikut të tij se ka marrë një pako të mirë.
“Ka një evoluim të çështjes. Nuk bëhet më debati publik nëse ka qenë apo jo zëri i Agron Xhafajt.

Ne kemi publikuar nëj video, e keni parë që e kam nxjerrë gjatë një debati televiziv ku aktori i fabrikuar nga qeveria pranon që e merr Ard Veliu dhe Taulanti. Këto fakte dhe prova janë të njëjta me provat e prokurorisë. Faktohen dhe nga përgjimet që ka bërë vetë prokuroria e shtetit shqiptar.
Po ju them vetëm një pjesë të këtij skandali ‘Xhafaj gate’, skandalin më të madh në fabrikimin e provave për të mbrojtur një person që është vëllai i ministrit të brendshëm dhe vetë ministrin.
Alizoti me nr. tel 091 në fund thotë në datën 1.6.2018 në orën 5:20 dy apo 3 orë para se të vinte në prok flet me një mikun e tij dhe i thotë 5 min dhe vjen drejt i policisë së Fierit dhe i thotë mora një pako të mirë.
Unë jam person nën hetim dhe si person nën hetim mund të kem të gjitha provat. Këto janë dokumente zyrtare të Prokurorisë që kanë shkuar në gjykatë.
Prokuroria ka marrë disa mjete aty këtu për të mbajtur në detyrim paraqitje Jetmir Olldashin. Në datë 29 maj thuhet ‘ça do bëjmë me atë shokun nga Librazhdi’.
Dy ditë para 1 qershorit. Thotë më është ofruar një gjë e mirë nga një palë tjetër. ‘Taulanti nga Librazhdi’”, deklaroi Salianji.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit Ylli Rakipi nëse bëhet fjalë për deputetin e PS, Taulant Balla, Salianji tha ‘më thoni një tjetër Taulant nga Librazhdi’.

Zbardhja e transkriptit të bisedës telefonike:
0682029700- numri i personit që merr në telefon
0676494091- Numri i telefonuesit që përgjigjet.
091: Alo.
771: Alo.
091: E vlla.
771: Hë mo vlla, ça bën ti.
091: Jam jam me një shok po pres, ca bën ti?
+700: Hiç vlla ja ka pak punë në Durrës.
091: O vlla.
+700: He?
+091: Fola edhe me Salen, kupton thashë mos të ngelet qefi të ha në besë kupton?
+700: Fol.
+091: E po pres të vi Taulanti tani.
+700: Kush?
+091: Taulanti, Taulanti.
+700: Cili?
+091: Taulanti, Taulanti.
+700: Krah i kundërt eee?

Artikulli paraprakSi shpjegohet që Taulant Balla del në të gjitha episodet kriminale?!
Artikulli tjetërBastet sportive/ Berisha: Gjithçka për Olsin dhe familjen mafioze Rama!