Si shpjegohet që Taulant Balla del në të gjitha episodet kriminale?!

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka marrë pjesë i vetëm sot në Këshillin e Legjislacionit, që kishte thirrur në dëgjesë shoqërinë civile për nismën e Vetingut në politikë. Ai ka theksuar në fjalën e tij se, cilat ishin motivet e kësaj iniciative nga opozita dhe e ilustroi me shembuj: “Po si shpjegohet që përfaqësues të lartë të kësaj mazhorance, kryetari i Grupit parlamentar të këtyre, Taulant Balla, del në të gjitha episodet kriminale të muajve të fundit?! 4 apo 5!”
“Ajo që po them sot unë nuk është retorikë politike, tha Alibeaj, por ajo që po them dhe do të ngelet dhe në analet e këtij parlamenti, është motivi i vërtetë për të cilin ne kemi propozuar amendamentet kushtetuese. Mbi to do të gjykojnë zotërinjtë, motivet e vërteta. Se ndaj e keni thirrur shoqërinë civile.
Motivi është gjendja e rëndë e vendit sot e kapluarnga krimi, ku bandat kanë vendosur flamurin e zi të vdekjes në këtë vend. Pyetja është përse ky fenomen që nuk ka ndodhur në këto 30 vite, sot të lulëzojë. Ne besojmë dhe kemi prova se kjo ndodh vetëm për shkak të një motivi: Lidhjes së fortë të krimit të rrugës, të llumit, me politikën, me qeverinë, me kryeministrin. Dhe nuk është një sensibilitet yni i njëanshëm, partiak, por është publik. Bazuar në prova. Bazuar në fakte.
Po si shpjegohet që përfaqësues të lartë të kësaj mazhorance, kryetari i Grupit parlamentar të këtyre, Taulant Balla, del në të gjitha episodet kriminale të muajve të fundit?! 4 apo 5! Si shpjegohet që një deputet, kolegu i tyre, Çyrbja flet pa teklif me bandën e Shullazit? Si shpjegohet që i biri i një deputeti këtu, merr, dhunon, torturon, i mbrojtur nga i jati, një viktimë të pafajshme?! Janë të gjtiha këto elementë që publiksiht janë bërë të ditura që unë besoj se çdo shqiptar e bëjnë të mendojë se kjo situatë do një zgjidhje, se ka sjellë dëm të madh.

Trajtim special për politikanët nuk mund të ketë më!
“Veting politikanëve pa vonesë. Trajtim special për politikanët nuk mund të ketë më!” Këtë ka theksuar sot në Këshillin e Legjislacionit, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, para përfaqësuesve të paktë të shoqërisë civile, që ishin thirrur nga Gramoz Ruçi për të konsoltuar iniciativën kushtetuese të opozitës për Vetingun e politikës. Alibeaj e theksoi ç’ka tha, nisur nga fakti se mazhoranca e kishte refuzuar tashmë Vetingun e politikës dhe ky takim me shoqërinë civile ishte një farsë, një teatër, për ta mohuar plotësisht nismën e opozitës.
“Para se te fillonte kjo mbledhje, tha Alibeaj, unë u njoftova se janë njoftuar 21 shoqata dhe janë vetëm 5 përfaqësues. Kjo tregon se ata kanë kuptuar, ata që nuk kanë ardhur, në këtë farsë, në skenë hipokrizie që është duke zhvilluar kjo godinë. Iniciativa që kemi marrë ne për Vetingun në politikë, ëprmbajtjen e të cilës e dinë i madh e i vogël, është një iniciativë që ka vetëm një zgjidhje të qasjes politike: pranohet ose jo, përballet ose hidhet në kosh të plehrave.
Ajo që ndodhi në seancën e parë ishte qëndrimi i mazhorancës që me gojën e kryeministrit u shpreh se nuk e pranon vetingun në politikë as në përmbajtje, as në frymë. Dhe pikëtishr atëherë ne kemi thenë se ky është një teatër hipokrizie që po zhvillohet nga komisioni i ligjeve dhe këshilli i legjislacionit. Ky mohim total i kësaj kërkese emergjente, ulëritëse, është për të blerë kohë. Mos e lejoni veten tuaj të përdoreni si fasadë e mohimit që po i bëhet nga këta, Vetingut politik”.

Artikulli paraprakEshtë koha ta mbrojmë Kosovën nga ndarja dhe shpërbërja e shtetformimit të saj!
Artikulli tjetërSalianji: Prokurorët të bindur se rrjedha e hetimit ka ndryshuar me “pakon e mirë” që është marrë