Rritje e frikshme e infektimeve me Covid-19, 844 të prekur dhe 3 viktima, mes tyre një 20-vjeçar

Situata e pandemisë në Shqipëri duket se po del jashtë kontrollit, ku përgjatë dy ditëve të fundit numri i infektimeve ka qenë mjaft i lartë, gjithashtu sot kemi edhe rritje të numrit të viktimave.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 7725 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 844 qytetarë, në këto bashki:

246 raste në Tiranë, 119 në Shkodër, 41 në Durrës, 37 në Vlorë, 35 në Lezhë, nga 29 raste në Kavajë, Krujë, 26 në Sarandë, nga 23 raste në Vau i Dejës, Fier, 21 në Elbasan, nga 20 raste në Berat, Kamëz, 19 në Kurbin, nga 18 raste në Malësi e Madhe, Lushnje, 11 në Kukës, 10 në Kuçovë, 8 në Gramsh, 6 në Vorë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Divjakë, Gjirokastër, Pogradec, Peqin, nga 4 raste në Librazhd, Belsh, Kolonjë, Korçë, Selenicë, nga 3 raste në Shijak, Dibër, Patos, Himarë, Maliq, Cerrik, nga 2 raste në Poliçan, Dimal, Devoll, Këlcyrë, Libohovë, Mallakastër, Mat, Has, nga 1 rast në Mirditë, Klos, Delvinë, Përmet, Memaliaj, Skrapar.Aktualisht janë 7070 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Ndërkohë me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre qytetarë: një qytetar 20 vjeç nga Korça me sëmundje bashkëshoqëruese, një qytetar 69 vjeç nga Shkodra dhe një qytetar 81 vjeç nga Vlora.

Njoftimi i MSH

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 7725 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 844 qytetarë, në këto bashki:

246 raste në Tiranë, 119 në Shkodër, 41 në Durrës, 37 në Vlorë, 35 në Lezhë, nga 29 raste në Kavajë, Krujë, 26 në Sarandë, nga 23 raste në Vau i Dejës, Fier, 21 në Elbasan, nga 20 raste në Berat, Kamëz, 19 në Kurbin, nga 18 raste në Malësi e Madhe, Lushnje, 11 në Kukës, 10 në Kuçovë, 8 në Gramsh, 6 në Vorë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Divjakë, Gjirokastër, Pogradec, Peqin, nga 4 raste në Librazhd, Belsh, Kolonjë, Korçë, Selenicë, nga 3 raste në Shijak, Dibër, Patos, Himarë, Maliq, Cerrik, nga 2 raste në Poliçan, Dimal, Devoll, Këlcyrë, Libohovë, Mallakastër, Mat, Has, nga 1 rast në Mirditë, Klos, Delvinë, Përmet, Memaliaj, Skrapar. Aktualisht janë 7070 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre qytetarë: një qytetar 20 vjeç nga Korça me sëmundje bashkëshoqëruese, një qytetar 69 vjeç nga Shkodra dhe një qytetar 81 vjeç nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 204 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,812 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 844

Të shëruar në 24 orë 204

Të shtruar në spitale 91

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 7725

Testime totale 1,013,266

Raste pozitive 141,365

Raste të shëruara 131,812

Raste Aktive 7070

Humbje jete 2,483

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2687

Shkodër 1215

Vlorë 640

Fier 551

Durrës 477

Lezhë 367

Elbasan 332

Berat 269

Gjirokastër 198

Korçë 156

Kukës 102

Dibër 76

Artikulli paraprakTë hënën mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, ja 4 pikat e rendit të ditës
Artikulli tjetërCovid-19/ Mjeku i njohur: Nëse do ishin marrë masat e duhura nuk do kishim shifra kaq të larta