Të hënën mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, ja 4 pikat e rendit të ditës

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka njoftuar zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar ditën e hënë ora 18:00.

Bardhi ka parashtruar 4 pikat e rendit të ditës, si zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë, e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.

Njoftimi i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,

Ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite:

1. Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.

2. Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.

3. Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD.

4. Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.

Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD.

Duke ju uruar punë të mbarë,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

Artikulli paraprakMinistri i Jashtëm italian: SHBA po kontribuon sot në nxitjen e vlerave anti-perëndimore
Artikulli tjetërRritje e frikshme e infektimeve me Covid-19, 844 të prekur dhe 3 viktima, mes tyre një 20-vjeçar