Rritet çmimi për librat shkollorë

Prindërit e fëmijëve të ciklit fillor këtë vit shkollor nuk do të duhen të fusin dorën në xhep për të blerë librat, por për prindërit e tjerë këtë vit tekset e do t`ju rëndojnë pak më shumë xhepat.
Sipas katalogut, të publikuar nga Ministria e Arsimit, librat kanë pësuar një rritje të lehtë që për disa tekste shkon deri në 20 lekë.
Kështu nëse libri i gjuhës shqipe për klasën e pestë vitin e kaluar ishte 521 lekë këtë vit do të kushtojë 10 lekë më shumë pra 530 lekë.
Në tërsi paketa e librave të klasës së 5 një vit më parë kushtontë 2635 lëkë këtë vit të ri shkollor do të kushtojë rreth 60 lekë më tepër ose 2695 lekë
Ndërsa për klasën e gjashtë, e cila ka edhe më tepër tekste paketa nga 3.849 lekë do të pësojë një rritje më afro 100 lekë duke shkuar 3.950 lekë.
Të njëjtën rritje të lehtë kanë pësuar po ashtu edhe librat e klasave te tjera si dhe gjimnazet.
Të përjashtuar këtë vit nga blerja e teksteve janë nxënësit e fillores për të cilët blerja e librave mbulohet në masën 100% nga buxheti i Ministrisë së Arsimit. Tekstet nxënësit do ti duhet ti kthejnë sërish në përfundim të vitit shkollor.
Sipas një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit distributorët ose botuesit bëjnë furnizimin e drejtpërdrejtë në shkollë sipas porosisë zyrtare të marrë. Furnizimi duhet të përfundojë detyrimisht 10 ditë kalendarike para datës së fillimit të vitit shkollor.
Nertila Dosti

Artikulli paraprakKLSH zbulon skandalin: Qeveria pagoi 1.6 milionë euro fatura fiktive për Check Up-in
Artikulli tjetërNga kokaina te Toyota Yaris, Arta Marku harron hetimet që lidhin PS me krimin e organizuar