“Rrezikohet të destabilizohet rajoni”- Vendet e G7 dënojnë sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Askush nuk dëshiron të shohë më shumë gjakderdhje

Grupi i vendeve të G7 kanë dënuar sulmin e Iranit në drejtim të Izraelit. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha se sulmet “rrezikojnë të ndezin tensionet dhe të destabilizojnë rajonin”, duke shtuar se Irani “ka demonstruar se synon të mbjellë kaos”.

“MB do të vazhdojë të mbrojë sigurinë e Izraelit dhe atë të të gjithë partnerëve tanë rajonalë, përfshirë Jordaninë dhe Irakun. Krahas aleatëve tanë, ne po punojmë urgjentisht për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Askush nuk dëshiron të shohë më shumë gjakderdhje”, tha ai.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka thënë se vendi i tij “dënon pa mëdyshje sulmet ajrore të Iranit”, duke shtuar: “Ne qëndrojmë me Izraelin”.

“Pas mbështetjes së sulmit brutal të Hamasit të 7 tetorit, veprimet e fundit të regjimit iranian do të destabilizojnë më tej rajonin dhe do ta bëjnë paqen e qëndrueshme më të vështirë”, tha Trudeau.

Ministri i Jashtëm francez Stephane Sejourne ka thënë se Franca “dënon në termat më të ashpër sulmin e nisur nga Irani kundër Izraelit”.

“Duke vendosur për një veprim të tillë të paprecedentë, Irani po ndërmerr një hap të ri në veprimet e tij destabilizuese dhe po merr rrezikun e një përshkallëzimi ushtarak.”

Ambasadori gjerman në Izrael Steffen Seibert tha: Solidariteti i Gjermanisë është me të gjithë izraelitët sonte, të cilët Irani po i terrorizon me këtë sulm të paprecedentë dhe të pamëshirshëm: hebrenjtë, arabët dhe të krishterët, beduinët në Negev si dhe druzët në Golan. Qofshin të gjithë të sigurt.”

Artikulli paraprakA ka pasur lobe shqiptare në Perandorinë Osmane?
Artikulli tjetërMendësia e të parit të partisë dhe të shtetit si interes personal duhet të marrë fund/ Basha: Vetëm një PD që ngrihet mbi interesin e demokratëve, është një forcë që mund të përfaqësojë të gjithë shqiptarët