Ronaldo, sportisti që bën më shumë bamirësi

Cristiano Ronaldo kampion dhe jashtë fushës së blertë. Sezon fantastik ky për tre herë fituesin e “Topit të Artë”, i cili pas triumfit me Realin e Madridit në Champions League dhe fitimi i Kupës së Europës me kombëtaren portugeze, e dërgon atë edhe më afër fitimit të “Topit të Artë” për të katërtën herë në karrierën e tij si futbollist. Por, ylli portugez është një kampion i vërtetë jo vetëm brenda fushës, por edhe jashtë saj. Sulmuesi shpesh nuk është kursyer duke bërë dhurata bamirësie, për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Revista amerikane, “Athletes Gone Good” ka bërë një renditje të sportistëve që bëjnë bamirësi nëpërmjet donacioneve në vlerë monetare dhe në krye të kësaj liste qëndron Cristiano Ronaldo.
Portugezi i erdhi në ndihmë një fëmije 10-vjeçar, i cili kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale në tru. Operacioni kushtonte 83 mijë dollarë, si dhe çdo shpenzim tjetër u mbulua nga 31-vjeçari. Gjithashtu sulmuesi ka dhuruar 165 mijë dollarë për ngritjen e një fondacioni me qendër në Portugali, për luftën kundër kancerit. Ronaldo e ka përdorur imazhin e tij dhe në shumë fushata sensibilizuese, siç janë obeziteti, bulizmi dhe në luftën kundër varfërisë. Më pas lista pasohet nga keçisti John Cena, i cili i është bashkuar luftës kundër kancerit të gjirit. Në vendin e tretë është 6 herë fituesja e Wimbledon, Serena Williams, e cila i është bashkuar fushatave të ndryshme në bashkëpunim me UNICEF.
Duke vazhduar me patinisten koreanojugore, Yuna Kim. Në vendin e pestë sulmuesi i Barcelonës Neymar, fushatat e tij kryesisht janë zhvilluar në Brazil. Basketbollisti Lebron James, pozicionohet në vendin e 6-të. Misioni i fondacionit të tij është të ndikojë pozitivisht në jetën e fëmijëve përmes edukimit. Futbollistja amerikane, Heather O’Reilly mban vendin e 7-të. O’Reilly zotëron një shoqatë që ndihmon gratë dhe vajzat përmes sportit dhe aktivitetit fizik. Tenistja ruse, Maria Sharapova mban vendin e tetë, në të 9-tin është lojtaria e baseball, Mone Davis, e cila ndihmon vajzat e reja për një jetë më të mirë dhe në vendin e 10-të është Richard Sheman, kampion i SuperBowl me fanellën e Seattle Seahawks, nëpërmjet fondacionit të tij ndihmon të rinjtë e talentuar në realizimin e ëndrrave të tyre. E çuditshme, por e vërtetë në këtë listë të gjatë mungon emri i pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, Lionel Messi, një tjetër minus ky për argjentinasin.

Artikulli paraprakHiguain te Juventusi?
Artikulli tjetërShaqiri: Hungarezet bënë të fitonte Gera