Romana gënjen artistët për takimin, kërkon të jenë prezent edhe ushtar Lamja dhe Shkreli

Përmes kërkesës së vazhdueshme të aktorëve që janë pozicionuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin kishte pranuar që të takohej me ta ditën e premte. Njoftimi u bë në media nga regjisori i njohur Kastriot Çipi, i cili deklaroi publikisht se Vlahutin u kishte lënë takim të premten, por ajo iu ka çuar atyre një email së fundi, që në takim të merrnin pjesë dhe përfaqësuesit e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë.
Në një deklaratë të bërë publike për medit, AMT shprehet se ata janë të qartë në kërkesën e tyre, dhe se kërkojnë që në takim të mos jenë të pranishëm palë të treta. Kjo kërkesë e tyre mbetet ende pa përgjigje.
Reagimi
Siç e bëmë të ditur mbrëmë, gjatë protestës së radhës në Sheshin e Teatrit, ambasadorja Vlahutin kishte njoftuar me email, dje në mesditë, se do të priste në një takim përfaqësuesit e AMT në një takim, nesër në ora 10. Kjo ishte përgjigje ndaj kërkesës sonë në lidhje me shqetesimin për: cënimin e pronës publike dhe interesit publik / vlerave historike dhe arkitektonike / shkeljeve kushtetuese dhe termave të MSA.
Sot në mëngjes, nga stafi i zonjës Vlahutin jemi njoftuar me email se në takimin e nesërm do të
marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë. Brenda orës, AMT ka
shprehur me email qëndrimin e saj se në takimin tonë me zonjën Vlahutin nuk ka vend për palë të tjera, të cilat natyrisht zonja Vlahutin është e lirë t’i presë kur të dojë.

Emaili ynë ka mbetur pa përgjigje, edhe pas një telefonate, përmes së cilës kërkuam përgjigje zyrtare për kërkesën tonë.
Në këto kushte, AMT sqaron opinionin publik se këmbëngul në një takim pa ndërmjetës të tjerë, për më tepër një organizëm në përbërje të të cilit ka zyrtarë të lartë të Qeverisë, e cila është pala jonë kundërshtare në këtë konflikt.
Mbetemi në pritje të përgjigjes nga zyra e znj. Vlahutin.
Emaili nga zyra e BE-së, dërguar sot ora 8.03
“Many thanks for your confirmation.
In addition, I ëish to inform you that members of the Albanian Forum for Protection of Cultural Heritage ëill also take part in Friday’s meeting.”
Përgjigja e AMT-së, dërguar sot ora 8.50
“Thank you for confirming tomorroë’s meeting.
As for the Forum for Protection of Cultural Heritage, ëe request that they not be part of the meeting.
We have no prior coordination regarding their position. From some public statements they have made, ëe tend to believe our positions are actually not compatible at all. Their contribution to the cause seems also minimal.
In fact, we are puzzled by their presence. They were not informed of our communication ëith EU officials. They ëere not informed of our request for a meeting. How and ëhy are they part of a meeting ëhich they shouldn’t knoë about in the first place?
… the Alliance is capable of communicating their positions perfectly well. We do not need any intermediaries to do so.
That is why again ëe must repeat our position that members of outside groups should not be present”.

Artikulli paraprakJu shpjegoj se pse në Helsinki, Trump dhe Putin kanë ndryshuar rregullat e lojës
Artikulli tjetërFjalimi i Deschamps në finale, që i frymëzoi francezët drejt triumfit ndaj Kroacisë