Fjalimi i Deschamps në finale, që i frymëzoi francezët drejt triumfit ndaj Kroacisë

Në pushimin mes pjesëve në finale të Kupës së Botës, trajneri Didier Deschamps filloi t’i jepte një mesazh kyç futbollistëve të Francës. “Jepjani topin Kylianit”, shprehej trajneri i “gjelave”.
“Ngrini kokën, hapni veshët! Ata dalin përpara, do të vijnë të marrin topin, janë shumë agresivë, tha trajneri i Francës. Ju po e shihni sa energji kanë. Luani sa më thjeshtë të jetë e mundur. Nëse keni topin dhe dikush po ju bën presion, atëherë pasojeni atë. Pasojeni sa më shpejt dhe sa më shpesh te Kylian (Mbappe)”.
Më pas, Deschamps pati edhe disa këshilla për Griezmann. “Antoine duhet të zbresësh pak më poshtë gjatë kundërsulmeve tona, tha ai. Ti po qëndron shumë i avancuar në sulm. Ne na duhet të kemi një pikë pasimi më shumë edhe ai mund të jesh ti”.
Më pas, Pogba ndërpreu fjalën e trajnerit duke bërtitur: “Të jemi pozitivë”.
Gjithsesi, ishte qendërmbrojtësi Raphael Varane që tha fjalën e fundit. Pasi tërhoqi vëmendjen e shokëve duke goditur tavolinën në qendër të dhomës së zhveshjes, lojtari i Real Madrid tha: “Çuna, gjithçka është në dorën tonë. Duhet të besojmë te fitorja. Ne do të fitojmë, ne do ta fitojmë këtë ndeshje. Nuk na intereson sesi, por kanë ngelur 45 minuta ku do të japim gjithçka. Forca…”

Artikulli paraprakRomana gënjen artistët për takimin, kërkon të jenë prezent edhe ushtar Lamja dhe Shkreli
Artikulli tjetërPogba kontakton Juventusin, dëshiron të rikthehet