Robert Ndrenika shpërthen ndaj Ramës për Teatrin Kombëtar: Vjen era kusari, era hajdutllëk!

Artisti i mirënjohur, Robert Ndrenika në fjalimin e mbajtur sot në takimin e radhës së artistëve që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, u shpreh se dhe ndërkombëtarët janë kundër projektit të muiratuar nga qeveria.
“Mua më tha dikush që edhe ndërkombëtarët s’janë dakort me këtë partneritetin privat, ca të them, të na lënë prapë … Kiço Londo këtu ka gjetur dy ustallarë nga Maqellara dhe e ka mbajtur shumë mirë”, tha ai.
Në pjesën e jashtme të TK, Ndrenika tha se është më mirë t’i lënë kështu siç janë, se ashtu do të rrojnë dhe 70 vite të tjera.
“Këta duan të marrin tokën, po duhet të flasin, kryetari i Kuvendit, a shoqëria civile, të flasin. Mua më tha dikush që edhe ndërkombëtarët nuk janë dakort me këtë. Të na lënë kështu siç jemi se shkojmë dhe 70 vite të tjera. Prandaj kaq dua të them. Këtu vjen era hajdutllëk, kusari” tha Ndrenika.
Aktorët që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtarë u mblodhën para godinës në protestën e tyre të radhës kundër projektit të prezantuar para nga kryeministri Rama që parashikon edhe kulla të larta në shërbim të biznesit.
Aktorët kishin parashikuar prezantimin e një dokumentari mbi mbrojtjen e teatrit, por për efekt të reshjeve të shiut që nisin të binin, menduan ta bëjnë këtë prezantim në ambientet e brendshme të Teatrit.

Por, një sjellje e paprecedentë ka ndodhur nga drejtori Hervin Çuli, pasi ky i fundit kishte mbyllur dyert e godinës, duke mos i lejuar aktorët të futen brenda. “Ka lëpirë 4 vjet dhe do të lëpijë edhe 4 vjet të tjera”, u shpreh Derhemi duke ju referuar drejtorit të rizgjedhur në krye të Teatrit Kombëtar.
“Na mbylli derën. E ka detyrim ligjor të hapë derën. E vetmja gjë që bën drejtori i ri i zgjedhur nga kryeministri dhe ministrja e Kuturës është të mbyllë dyert e teatrit. E imagjinoni se ku jemi apo jo. Ne vijmë të mbrojmë Teatrin Kombëtar, në vend të vijë këtu dhe të jetë me ne ai mbyll të derën”, shtoi Derhemi.
Për Rober Ndrenikën, sjella e Çulii ishte e pajustifikueshme dhe u bëri thirrje aktorëvë që të presin se mbase ai do të ndryshojë mendje. Çuli ka qenë edhe në të kaluarën në ‘syrin e ciklonit’ për shkak të arrogancës ndaj aktorëve.
Ndërsa Derhemi akuzoi drejtorin e Teatrit Kombëtar Hervin Çuli se i ka mbyllur derën e TK për të mos lënë aktorët dhe qytetarët të hyjnë.
“Drejtori, ai që ka lëpirë 4 vjet, dhe do lëpijë dhe 4 vjet të tjera se u rizgjodh por na mbylli derën. E ka detyrim ligjor të na hapë derën ne sindikatës së aktorëve. Ai nuk mund t’i mbyllë dyert e teatrit kombëtar, për aktorët dhe qytetarët. A e kuptoni që në vend të vijë këtu e të na mbrojë, ai mbyll dyert, por ai vazhdon lëpin,” tha Derhemi.

Artikulli paraprakPacolli: Kujdes me Kukësin! Duhen vepra që na bashkojnë dhe jo që na ndajnë
Artikulli tjetërSHBA e shpall non grata, reagon Doshi: Ata po akuzojnë Trumpin jo më mua