Pacolli: Kujdes me Kukësin! Duhen vepra që na bashkojnë dhe jo që na ndajnë

Ministri i jashtëm dhe zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare që të jenë të bashkuar për të siguruar mirëqenien e qytetarëve të Kukësit.
Pacolli, i cili u nderua me titujt “Qytetar Nderi i Kukësit” dhe “Nderi i Qarkut Kukës” në 19 vjetorin e eksodit kosovar në Kukës, tha se politikanët e të dy vendeve duhet që premtimet e tyre ti kthejnë në vepra.
“Politikanët që sot veprojnë në të dy anët e kufirit, andej dhe këtej, kanë një obligim shumë të madh që fjalët e tyre të mëdha për Kukësin të mos i lënë vetëm fjalë, por ti kthejnë në vepra.
U ndesha para tre viteve këtu dhe ju luta të gjithëve që ne të jemi të kujdeshëm për Kukësin, të kemi një aeroport i cili është ndërtuar me donacione të njerëzve që janë shumë larg nesh. Aeroporti është këtu, nuk kemi qenë ende në gjendje për ta vendosur në funksion këtë aeroport. Kjo bukuri këtu e pashfrytëzuar, pse të mos shfrytëzohet së bashku me potencialin shqiptar dhe kosovar.
Të lidhemi me mënyrën moderne të komunikimit, të ndërtojmë hekurudhën dhe ti japim gjallëri të gjithë kësaj zone.
Është përgjegjësi e politikanëve tanë dhe unë i lus ata kur është bëhet fjalë për Kukësin të jenë unikë, të mos na ndajë as politika sa ideologjia por të punojmë për një kauzë, dhe kjo kauzë të jetë mirëqenia e qytetarëve të kësaj ane.”

Artikulli paraprakTarifat, universitetet “zhvasin” studentët për luksin e zyrave
Artikulli tjetërRobert Ndrenika shpërthen ndaj Ramës për Teatrin Kombëtar: Vjen era kusari, era hajdutllëk!