Revolta/ Banorët në mbrojtje të banesave në Krujë: Do t’i shkojmë Ramës në shtëpi…

Banorët e Lagjes Subash në Krujë vijojnë prej disa ditësh rezistencën  e tyre në lidhje me planin e ri të rindërtimit që ka propozuar qeveria, ku parashikohet që kjo lagje të shembet pasi pretendohet se disa nga banesat e lagjes janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Këtë të martë banorët ndodhet para bashkisë dhe presin takim me kryebashkiakut për tu dhënë përgjigje në lidhje me këtë vendim që ato e cilësojnë të padrejtë.

Një nga banoret është shprehur se akoma nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga bashkia dhe nëse ai nuk do të dalë në takim ato do të vijnë në Tiranë te kryeministria apo te vetë banesa e kryeministrit Rama.

“Ne kemi të drejtë që kryetari të na presë dhe të na japë përgjigje se çafrë po ndodh dhe çfarë do të bëhet me shtëpitë tona. Ne kemi pritur tre ore dhe kemi tentuar të futemi me forcë pastaj kemi kërkuar që të takojmë atë. Nëse nuk ndodhet në zyrë le të thotë se po merret me këtë çështje në Tiranë dhe të thotë se po interesohet. Ne i kemi pkërkuar sekretarit të përgjithshëm që të flasë me të dhe të na thotë, pasi ne na duhet fjala e kryetarit në ëtë rast ndryshe ne do të ikim në kryeministri dhe nëse nuk na jepet zgjidhje do i shkojmë dhe në shpi kryeministrit, pasi shqiptari për të zgjidhur hallin e vet të shkon dhe në shtëpi.

Sekretari i përgjithshëm na tha se sot do të vinte kryebashkiaku, por nuk na ka dhënë një orar por na tha se do vinte dhe do të fliste. Ne kemi rënë dakord që të hyjnë vetëm disa përfaqësues, por që patjetër duhet të herë e transmetuar live që dhe ne ta dimë është apo jo e vërtetë ajo që thuhet”, është shprehur qytetarja.

Një tjetër qytetar ka theksuar se ka ditë tashmë që ato jetojnë me këtë ankth, duke shpresuar se do të marrin një përgjigje pozitive nga kryetari i bashkisë.

“Ka disa ditë që jetojm me këtë ankth, dëshpërim, fatkeqësi që na është krijuar në lidhje me lagjen tonë dhe me prona tona të ligjshme, Jemi një lagje shekullore aty me banim në troje tona. Shpresojmë që rë kemi një takim me kryetarin e bashkisë dhe të zgjidhim këtë çështje”, është shprehur ai.

Artikulli paraprak5 vjedhjet e mëdha Rama-Bolino
Artikulli tjetërU shpall bashki e gjelbër nga Rama, preket nga Covid-19 punonjësja e Ujësjellësit