Redjan Rraja i drejtohet Gjykatës së Lartë, drejt lirimit nga burgu nipi i deputetit të PS

Redjan Rraja, i cili është arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë së dhënë ndaj tij.

Fill pas arrestimit në nëntor të vitit të shkuar, gjykata dha ndaj Rrajës masën e sigurisë “arrest me burg” pasi Oficerët e Policisë Gjyqësore gjetën shenja të tijat në makinën e djegur në fshatin Shkafanë, e cila u përdor për atentatin.

Relator i çështjes së Rrajës është kreu i Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit është jashtë funksionit prej disa kohësh duke bërë që edhe kërkesa e Rrajës të mos mund të shqyrtohet.

Redjan Rraja deklaroi para prokurorëve pas arrestimit në nëntor se në momentin e atentatit ndaj prokurorit ishte me të dashurën e tij, vajzën e njohur të ekranit, Kejvina Kthjella. Kjo bëri që prokurorët të marrin në pyetje edhe Kejvinën nëse kishte dijeni për ngjarjen.

Artikulli paraprakTestohen 13 raste, MSH: Asnjë me Koronavirus
Artikulli tjetër“Mos harro se i ke dy djemtë në…”, si e gjunjëzoi drejtësinë Shullazi