Reagimi i fortë i Bashës: Zgjedhjet lokale do të shtyhen, si do të zgjidhet kriza

Kryetari i PD, Basha deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje lokale me 30 Qershor dhe se ato do të shtyhen. Basha tha se, nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën ndërsa deklaroi se zgjidhja e krizës duhet të gjendet edhe me PS, por me largimin e Ramës si kusht i patjetërsueshëm.

“Ne jemi sot nê njê pikë përplasje pa kthim. Përplasja do të jetë parapolitike, nëse kriza nuk zgjidhet sipas rrugës që parashtron opozita. Nëqoftëse ti sot do të shkosh në zgjedhje pa ndëshkuar kriminelët e Dibrës, ku është kapur Damian Gjiknuri me Ymer Lalën…

Drejtësia është e kapur, pikërisht se Ymer Lala, Damian Gjiknuri, Niçe Abdylaj, Vangjush Dako, Taulant Balla dhe Edmond Bego, jo vetëm t’i shpëtojnë drejtësisë, por të shkojnë t’u marrin shtëpitë këtyre banorëve, t’ua prishë Edi Rama me Erion Veliajn, pa ligj, se s’ka as Gjykatë Kushtetuese, dhe të bëjnë 60 milionë euro projekt aty. Këtu ka ardhur situata, prandaj janë ngritur qytetarët.

Ne jemi sot në një pikë përplasjeje pa kthim dhe kjo përplasje do të marrë përmasa parapolitike nëqoftëse nuk zgjidhet me të vetmen rrugë që parashtruar opozita.

Cila është rruga? Largimi i menjëhershëm i njeriut që e ka sjellë vendin në këtë pikë, në pikën që po kthen vizat për shqiptarët. Një qeveri tranzitore, roli i parë i të cilës është t’ja zgjidhë duart prokurorisë, ato çështje të hetohen, ata politikanë që janë kapur, janë përgjuar – nuk janë fantazitë e mia – duke u thënë kriminelët mbush këtë kuti, bli këto vota, fut këtë kriminel në listën e Durrësit, – këta duhet të shkojnë para drejtësisë, nga i pari tek i fundit. Po s’ndodhi kjo nuk është thjesht e vetëm se s’do ketë zgjedhje, por absolutisht vizat do tê kthehen dhe Shqipëria do tê rrethohet me mur”, tha Basha

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora deklaroi se PD është forcuar sepse shqiptarët kanë kuptuar se opozita është rreshtuar krah tyre.

Basha theksoi se Rama në 2013 i fitoi zgjedhjet sepse kishte 19 kriminelë, narkotrafikantë, tutorë prostitutash, përdhunues të miturish, trafikantë droge, heroine, kokaine.

“Opozita është forcuar se shqiptarët e kanë kuptuar që është ndarë shapi nga sheqeri. PD ka hequr çdo dilemë se kjo është betetjë për pushtet, është shumë më shumë sesa kaq. Ka nevojë për një transformim.

Ka ardhur koha ti mbyllim derën tranzicionit dhe t’i hapim derën Shqipërisë Europiane. Kjo do të thotë që ne duhet të krijojmë parakushtet në zgjedhje, shëndetësi, arsim, të mundësojmë që njerëzit të kenë akses të barabartë dhe të pamundësojmë që pushteti të mbetet në dorë të një grupi oligarkësh.

Rama përdori krimin në zgjedhjet e 2013, prandaj fitoi. Kishte 19 kriminelë, narkotrafikantë, tutorë prostitutash, përdhunues të miturish, trafikantë droge, heroine, kokaine. Kjo është e vërteta”, tha Basha

Pjesë nga intervista
Kjo që po ndodh është sistematike. Krim në Holandë ka pasur, ka dhe do të ketë si në çdo vend tjetër të botës. Por kjo që po na ndodh me krimin e organizuar shqiptar është sistematike, sepse, siç e thotë dhe raporti I DASH, Shqipëria është kthyer në një bazë operacionesh të rrjeteve kriminale që veprojnë nga Amerika e Jugut në Amerikë të Veriut, nga lindja e mesme në Shqipëri.

Çfarë domethënë bazë operacionale? Në rradhë të parë në është bërë magazinë e krimit. Në rradhë të dytë, se është bërë lavatriçe ne krimit. Këtu kemi një shtet që është tërësisht I kapur nga krimi. Është e kapur ekonomia, është e kapur politika. Është kapur sistemi zgjedhor. Janë kapur të gjitha institucionet.

Sonila Meço: Vendimi I Holandës me gjasë nuk do të ndodhë, pasi do I propozohet BE-së…? Basha: Me gjasë deri atëherë do të kemi një maxhorancë të re shqiptare që me gjasë do të jetë e njëjta maxhorancë dhe e njëjta parti që hoqi vizat. Së dyti, shumëkush, në veçanti avokatët e pakët, gjithmonë e më të pakët të kësaj qeveri thonë: po krim ka pasur gjithmonë, drogë ka pasur gjithmonë.

Po ja pra, sot jemi në 2019-ën, nëntë vjet përpara në 2010-ën kishte një qeveri që i hoqi vizat për shqiptarët. Dhe po të shohësh raportet e BE dhe të DASH, për pastrimin e parave dhe trafikun e drogës do të shohësh se Shqipëria jo vetëm që nuk nxihet, por lavdërohet për luftën kundër krimit. Ishin përpjekjet kundër në luftën kundër krimit të organizuar që hoqën vizat për shqiptarët.

Natyrisht edhe 150 detyra të tjera: pasaportat biometrike, integrimi i kontrollit të kufijve etj. Morën fund trafiqet e paligjëshme, humbja e jetëve në det me skafe. Të gjitha këto morën fund sepse u luftua krimi. Ja pra ku është lidhja, se thonë se pse flsini vetëm për krimin. Ja pra çfarë solli krimi!

Ky është hapi i parë për t’i rikthyer vizat shqiptarëve. Është hera e parë në botë, është e paprecedentë që një vend që ka votuar të ja heqë vizat, tani voton të jua rikthejë vizat. Nuk ka ndodhur në botë diçka e tillë. Ky është tregues I qartë I shembjes totale dhe kapjes totale të shtetit. E treta!

Çfarë prisni ju, që një shtet që parlamenti i tij kërkon kthimin e vizave do të votojë për hapjen e negociatave?!

Absolutisht jo. As Holanda, as Gjermania, as shtetet e tjera. Njësoj sa ç’ kanë votuar këto vite të sundimit të Edi Ramës, aq do të votojnë për hapjen e negociatave. Kjo është një pareathënie shumë e keqe se në qoftë se nuk ka ndryshim transformues, pra ndryshim të thellë, Shqipërisë prap nuk do ti happen negociatat.

Është një goditje e rëndë për vendin. Është një goditje e rëndë për qytetarët e zakonshëm të këtij vendi, të cilët tani do të paguajnë faturën e rtaktllëkut, e paktit të Edi Ramës me krimin e organizuar. E kanë paguar në shumë fusha, tani do ta paguajnë edhe në lëvizjen e lirë

Artikulli paraprakDeklarata e fortë e Metës: Vendi ka rënë në liderizëm autoritar
Artikulli tjetërBasha: Regjimi me viza nuk do të rikthehet, shpejt do të ketë një maxhorancë që lufton krimin