Raporti: Përkeqësim i klimës së biznesit

Shqipëria dhe Serbia janë vendet më paqësore të Ballkanit Perëndimor sipas Indeksit Global të Paqes. Megjithatë, nga 2005 deri më 2015-ën, të dy vendet janë përkeqësuar në vlerësimin total. Ky indeks përdor 23 tregues cilësorë dhe sasiorë nga burime të besueshme dhe mat nivelin e paqes duke u mbështetur në tri shtylla kryesore: në sigurinë shoqërore; në zgjerimin e konflikteve të brendshme dhe të jashtme; si dhe në shkallën e militarizimit.
Sipas raportit, Shqipëria ka shënuar përmirësim në mirëfunksionimin e qeverisë dhe në uljen e nivelit të korrupsionit, përkatësisht me 0.7 pikë përqindje dhe 6.3 pikë përqindje.
Ndërsa është përkeqësuar klima e shëndoshë e biznesit me 13 pikë përqindje, marrëdhëniet e mira me fqinjët me 7%, si dhe rrjedhja e lirë e informacionit me 3.2%.
Ndërsa kostot e dhunës i kushtojnë Shqipërisë 6.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto apo 2,444 milionë dollarë.

Bota më e paqtë

Pavarësisht konflikteve brutale dhe të tejzgjatura në Lindjen e Mesme, bota ka qenë më paqësore në vitin e kaluar.
Indeksi Botëror i Paqes rendit 163 vende sipas konflikteve të brendshme dhe ndërkombëtare, sigurisë dhe shkallës së militarizimit. Nga indeksi rezulton se 93 vende janë përmirësuar, ndërsa 68 janë përkeqësuar, kurse në total niveli i paqes është rritur me 0.28 pikë përqindje.
Megjithatë, nën sfondin e një lufte civile dhe terrorizmi në rritje, panorama në afatgjatë është edhe më e zymtë.
Raporti, i hartuar nga një grup ekspertësh australianë për Institutin e Ekonomisë dhe Paqes, rezultoi me një rënie prej 2.14% të paqes gjatë një periudhe 10-vjeçare. Gjithashtu hendeku midis vendeve më shumë dhe më pak paqësore vijon të thellohet.

Vendet më shumë dhe më pak paqësore

Vendi më paqësor është Islanda, i cili e ka ruajtur pozicionin e tij në krye të klasifikimit që nga 2008. Renditja kryesohet nga Zelanda e Re, Portugalia, Austria dhe Danimarka.
Ndryshimet kanë qenë të ulëta për vendet e sapodala nga lufta, me Sirinë që vazhdon të jetë vendi më pak paqësor në botë, i ndjekur nga Afganistani, Iraku, Sudani dhe Jemeni.
Gjashtë nga nëntë rajonet gjeografike të indeksit shënuan përmirësim, që çoi në rritjen e parë të indeksit të paqes që nga 2014.
Përkeqësimin më të madh të treguesve të paqes e ka shënuar Amerika e Veriut. Kjo për shkak të polarizimit prej zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.
Megjithëse periudha e raportit përjashton sulmet e kohëve të fundit në Europë, veçanërisht ato të Britanisë dhe Francës, Europa mbetet rajoni më paqësor në botë.

Kostot e dhunës dhe konflikteve

Raporti nënvizoi se ndikimi ekonomik i dhunës në ekonominë globale përllogaritet rreth 14.3 trilionë në termat e fuqisë blerëse, e barasvlershme me 12.6% të PBB-së botërore.
Ndërkohë, lufta i kushtoi ekonomisë globale $ 1.04 trilionë. Raporti vë në dukje gjithashtu ndërtimin e paqes se shpenzimi është vlerësuar 10 miliardë $, ose më pak se 1% të kostos së luftës.
Sipas raportit, kostot e dhunës i kushtojnë Shqipërisë 6.9% e Prodhimit të brendshëm Bruto apo 2,444 milionë dollarë.

Artikulli paraprak183 milionë euro për zgjedhjet, qeveria rriti me 17% shpenzimet publike
Artikulli tjetërVarfëria, po shpenzojmë më shumë se askush për ushqim