Raporti me shifrën dramatike: Në 2017-2019 në Tiranë u pastruan 1.6 miliardë euro me ndërtimet

Ish-deputeti Pollo ka bere publike shiften dramatike te pastrimit te parave te pista me ndertimet ne Tirane nga Rama e Veliaj.

Postimi i plotë i ish-deputetit Genc Pollo:

“Shqipëria: 60% e firmave që ndërtuan në kryeqytet në 2017-2019 nuk justifikojnë burimin financiare; U pastruan 1.6 mld euro në tre vjet” konkludon raporti i Global Initiative.
Filloi fiks një vit mbas gjithë-kanabizimit nga dyshja Rama-Tahiri. U denoncua sitematikisht nga opozita. Shkak për gjendjen mizerabël të ekonomisë e biznesit (përveç keqqeverisjes, supertaksave, korrupsionit por edhe tërmetit dhe epidemisë) Kudo ku është futur paraja e pistë është dëmtuar normaliteti i sipërmarrjes dhe janë pasuruar një grusht banditësh e oligarkësh. Për të tjerët mbeti varfërimi dhe emigrimi.
Prandaj koha për ndryshim! Një orë e më parë!

Artikulli paraprakPrag konflikti, Greqia dhe Turqia nisin manovrat ushtarake në Mesdhe
Artikulli tjetërApeli i Trump: Mirëpresim miliona demokratë të pakënaqur që besojnë në madhështinë e Amerikës