Raporti i Komisionit të Venecias: Veprimet e Presidentit janë në përputhje me Kushtetutën

Ka mbërritur në Tiranë raporti paraprak i Komisionit të Venecias për përplasjen Presidencë-Kuvend në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Opinioni paraprak i Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese ka rrëzuar pretendmet e qeverisë për Gjykatën Kushtetuese.

Në pikën 104 të draftit-raportit, të siguruar edhe nga Syri.net, shpjegohet se:

Sipas analizës së bërë më lart, veprimet e Presidentit janë në përputhje me një interpretim të arsyeshëm të Kushtetutës. Duke marrë parasysh interpretimin e nenit 179 të Kushtetutës, cituar më lart, veprimet e ndërmarra nga presidenti (dhe zyra e tij) janë në përputhje me interpretimin e arsyeshëm të Kushtetutës. Kështu që nuk ka bazë për shkarkimin e Presidentit”.

Në opinionin paraprak, Komisioni i Venecias konstaton se mënyra e veprimit të KED është e dyshimtë dhe se ligji për ndryshimin e betimit tek Presidenti është antikushtetues.

Pjesë nga opinioni i Venecias

auto syri1583515236

Artikulli paraprakShkencëtarët bëjnë zbulimin: Koronavirusi ka pësuar mutacion
Artikulli tjetër“Çunat problematikë”/ Bardhi: Rama, Gjiknuri dhe Rilindja, të vetmit që s’duan Reformë të vërtetë Zgjedhore!