Ramës i del boja, Boçi: Ka lyer vetëm pjesën ballore të Kirurgjisë në spitalin e Elbasanit

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për kushtet në spitale si dhe transformimet që kishte pësuar Spitali i Elbasanit.
Përmes një statusi në ‘Facebook’ Boçi i cilësoi mashtrime deklarimet e z. Rama, ndërsa shton se kryeministri postoi një video-mashtrim.
Sipas Boçit investimi në Kirurgji u bë në vitin 2013, gjatë kohës që ministër ishte Halim Kosova. Boçi nuk ndalet, ndërsa shkruan se Kirurgjisë së vjetër i është lyer vetëm në pjesën ballore, ashtu si edhe Pediatrisë.
REAGIMI I BOÇIT
“..DHE MASHTRIMET S’KANË TË SOSUR
Rrena i ka këmbët e shkurtëra – thotë fjala e urtë – prandaj del shpejt.
Por rrenat e Ramës janë akoma më keq. Janë pa këmbë fare. Prandaj quhen pafytyrësi.
Rama ka postuar sot një video-mashtrim për spitalin rajonal Elbasan si investim të tij dhe krenohet çmendurisht.
Realisht investimi i Kirurgjisë së re ku është dhe Obstetria e re është bërë në 2013 kur Ministër ishte Halim Kosova, në qeverisjen e PD.

Linku e dëshmon:https://www.youtube.com/watch?v=uI5DsSEEA1A&app=desktop
Por Rama nuk e njeh turpin.
Ndërsa realiteti për pjesët e tjera është krejt ndryshe nga ajo që rreket të mashtrojë Rama në video-lojën e tij.
Kirurgjia e vjetër është bllokuar nga dritaret me blloqe e suvatim dhe e lyer vetëm në pjesën ballore hyrëse të spitalit (foto).
Ndërsa pjesa kryesore është prej 5 vitesh e degraduar dhe e shndërruar në një ËC gjigande dhe vend prehje për përdoruesit e drogave (foto).
Është për të vënë duart në kokë.
Njëkohësisht është një vatër e madhe infeksioni dhe vetëm dy metra larg Pediatrisë e ngjitur me Gjinekologjikun e ri (foto).
Është pak të thuash që kemi afër një skandali shëndetësor.
Pediatria është lyer vetëm në pjesën hyrëse dhe katin e parë. Pjesa tjetër krejtësisht e rrënuar, antihigjenike e vend ku gëlojnë pisllëku bashkë me mikrobet e bakteret (foto).
Për të mos folur për hyrjen, ku përgjatë një rruge plot gropa e mizerabilitet je i detyruar të paguash, sepse parkimi i është dhënë me koncesion s’dihet se kujt”.11 1

auto Luc 31532110675

Artikulli paraprakPublikohet video/ Si Rama premtonte mbrojtjen e pronave publike të Tiranës dhe si i shembi të gjitha
Artikulli tjetërParalajmërimi i fortë i Berishës: Ekzekutimi i drejtësisë sjell përballjen e pashmangshme