Paralajmërimi i fortë i Berishës: Ekzekutimi i drejtësisë sjell përballjen e pashmangshme

Ish-Kryeministri paralajmëroi se ekzekutimi i drejtësisë sjell përballjen e pashmangshme me popullin.”Duhet të përgatitet për përballje. Qytetarëve u lind e drejta për këtë përballje në rastin kur është ekzekutuar drejtësia”, deklaroi ish Kryeministri në një intervistë në meisionin “java” në TVSH.
Duke folur në studion e ‘Java’ në RTSH, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se me veprimet e saj, kjo qeveri po shkon drejt përplasjes finale me popullin dhe opozitën.
Duke folur përballë dy gazetarëve Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, ish-kryeministri është shprehur se kjo qeveria ka hequr shansin e anikimit të ligjit për teatrin.
‘Këtij ligji po i hiqet shansi i ankimimit. Nuk e di çfarë qëndrimi do mbajë Presidenti Meta por opozitë duhet të përdorë të gjitha mjetet e mundshme që ka për të bllokuar këtë projekt kriminal.
E vetmja fuqi reale e opozitës është fuqia e rrugës.
Edi Rama nuk po len hapësirë tjetër veç përballjes me të gjitha mjetet. Këtë nuk e kam thënë më herët por nëse ekzekuton drejtësinë alternative tjetër nuk mund të kesh veç përballjesh. Përndryshe çdo javë e çdo muaj do shkojmë më keq si komb.
Po të kishim drejtësi gjërat do shkonin ndryshe.
Ata duan të vjedhin tokën publike me një kompani që janë lidhur kokë e këmbë. Në kushtet të tilla arbitrariteti dhe në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, qytetarët nuk kanë zgjidhje tjetër veç përballjes’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

Pjesë nga deklaratat e ish-kryeministrit Berisha
Dita më e neveritshme në jetën time parlamentare ka qenë dita e ligjit për teatrit.
Artistët përfaqësojnë gjeninë krijuese të kombit dhe përplasja me ta është absolutisht e papranueshme.
Një pushtet që përballet me artistët, është mjeran dhe i turpshëm.
Si mund të përdoret fuqia e ekzekutivit ndaj një grupi si ai i artistëve dhe për çfarë, për tempullin e tyre, që në rrafshin kulturor është elitë.
Si ka mundësi që për këtë çështje të përdoret me emergjencë kombëtare.
Nuk mund të sillesh në mënyrë harbute që ta fusësh çështjen në procedurë brenda 10 ditësh sikur bëhet fjalë për emergjencë kombëtare. Si mund të përdorësh shpatën e ekzekutivit?
Teatri dhe objektet e tjera janë pasuri kombëtarë që u rritet vlera me kalimin e viteve.
Ky po shkel vendimet e tij në mënyrën më të paskrupullt.
Ky është një dështak dhe njeri mediokër që ka komplekse ndaj artistëve të arrirë.
Ky është një rrafshim i histrorizëm, shuarje e trashëgimisë historike.
Unë do merrja më të mirët për të rikonstruktuar godinën ekzistuese.
Nuk mund të krahasohet me Piramidën.
Piramida ishte dhe është për tu rrafshuar. Ajo u ndërtua për të simbolizuar fuqinë e faraonit shqiptar.

Artikulli paraprakRamës i del boja, Boçi: Ka lyer vetëm pjesën ballore të Kirurgjisë në spitalin e Elbasanit
Artikulli tjetërArtistët në krah të Bashës për t’i ‘shembur me mina kullat’ nëse shembet Teatri