Ramë në konferencë për shtyp për vjedhjen e Teatrit me kulla dhe grabitjen e votës

Rama ka njoftuar përmes zyrës së shtypit mbajtjen e një konference për shtyp, ditën e martë. Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se në orën 11.00, shefi i qeverisë do të mbajë një bashkëbisedim me gazetarët.

“Nesër në orën 11.00 në Sallën e Hartave – Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një bashkëbisedim me gazetarët” – thuhet shkurt në njoftimin e zyrës së kryeministrit duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

Konferenca e Ramës vjen në një moment mjaft të nxehtë politik ku një përplasje e madhe ka nisur mes dy çshtje kombëtare, njëra është ajo e votës së lirë ndërsa tjetra ka të bëjë me grabitjen e Teatrir me kullat e Fushës së vet.

Në fokus pritet të jenë zhvillimet politike që janë të shumta, ndryshe nga sezonet e verës në të kaluarën. Së pari është çështja e zgjedhjeve të 30 qershorit, oferta e Metës për të zhvilluar një tryezë me të gjitha palët për zgjidhjen e krizës, dekreti për të mbajtur zgjedhje në 13 tetor, negociata të mundshme në prapaskenë për daljen nga situara, shkarkimi i Presidentit, por edhe shembja e Teatrit Kombëtar. Mbetet për tu parë nëse kryeministri do të japë një lajm të ri sa u takon këtyre zhvillimeve.

Artikulli paraprakMiku i madh i shqiptarëve emërohet Drejtor i Inteligjencës Kombëtare, lidhjet e tij në Shqipëri
Artikulli tjetërFuga për Teatrin: Forca qytetare kërkon të ruajë memorien e qytetit…