Rama provokon revoltë të re me Rrugën e Kombit, asnjë lehtësim, sërish 10 euro pagesa

Rama provokon një revoltë të re me vendimin e tij për të rivendosur traun e ndarjes mes Veriut të Shqipërisë e Kosovës dhe pjesës tjetër të vendit. Taksa nuk pritet të ketë asnjë pehtësim për shqiptarët dhe as për kosovarët. I vetmi rishikim që pritet të shpallet është ai i marrjes së targave për disa dhjetra makina të qytetit të Kukësit, të cilat do të kenë një ulje qesharake në tarifa, por sërish ata do të lëvizin me pagesë në Rrugën e Kombit, taksën e së cilës shqiptarët e paguajnë trefish.
Ende pa u shuar jehona e revoltës së parë, Rama po provokon sërish shqiptarët në shërbim të koncesioneve që shkojnë në xhepat e tij.Sipas projektit të rim und të ketë lehtësime vetëm për ato automjetet me pronarë qytetarët kuksianë dhe që janë të regjistruar në kët qytet në një kohë që dihet se sot edhe pse mund të jetosh në Kukës lejohet që autmojetin të regjistrosh në Tiranë. Për këtë kategori nuk do të ketë asnjë ulje në tarifa dhe ata do të paguajnë njësoj si edhe pjesa tjetër.
PD ka bërë public qëndrimin se ajo është kundër çdo venosje të taksës në Rrugën e Kombit dhe se do ta heqë atë sapo të vijë në qeverisje të vendit.

Në “Rrugën e Kombit” prej disa javësh vijon puna për të ndërtuar dhe zgjeruar zonën ku do të rinisë të paguhet taksa e kalimit.
Përveç “toll”-eve që ishin ndërtuar më parë dhe që u dëmtuan rëndë nga protesta e banorëve të Kukësit, koncesionari po zgjeron zonën e kalimit me pagesë, në mënyrë që brenda një kohe më të shkurtër të trajtohen më shumë mjet.e
Top Channel mëson se në javën që vjen qeveria do të paraqesë formën e re të pagesës së taksës së kalimit në rrugë, e cila do të ketë lehtësi veçanërisht për banorët e zonës dhe për përdoruesit e shpeshtë të rrugës.
Pas protestës së dhunshme, qeveria nisi bisedimet si me koncesionarin, ashtu edhe me banorët për të gjetur një zgjidhje. Detajet e formës së re ende nuk janë bërë të ditura, por ato do të mësohen shpejt, kur kalimi në “Rrugën e Kombit” të rinisë me pagesë.
Këto ditë, në fakt, fluksi nuk ka qenë shumë i lartë, siç ndodh në çdo fillim sezoni veror, por pas përfundimit të muajit të Ramazanit pritet që banorët e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës të nisin të lëvizin për pushime apo edhe për fundjavë drejt plazheve të Shqipërisë.
Për të parë se si po ecën procesi i punës edhe në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës, ambasadori shqiptar në Kosovë dhe ministri i Brendshëm i Kosovës bënë një inspektim.
Gjatë sezonit veror, në pikën e kufirit të Morinit ka një fluks të shtuar të lëvizjeve. Në fundjavë krijohen edhe radhë shumë të gjata.

Artikulli paraprakHija e Griseldës përndjek Ramën
Artikulli tjetërMilioneri që njohu Zotin pasi u sëmur me kancer, shkriu të gjithë pasurinë