Rama penalizon shqiptarët, BE rikthen vizat për Shqipërinë

Forcimi i rregullave të lëvizjes së lirë nga Bashkimi Evropian ka penalizuar shqiptarët, që tashmë u duhet të aplikojnë për një vizë që të mund të lëvizin lirshëm.

Këto rregulla hyjnë në fuqi prej vitit 2021 dhe duket se shqiptarët janë më të diskriminuarit, sa i përketë kritereve që duhet të plotësojnë për të udhëtuar në zonën Shengen. 

Rregullat e reja të kalimit BE

Rikthehen vizat për qytetarët shqiptarë. Sistemi i sigurisë së ndërtuar nga Bashkimi Evropian për të lëvizur në zonën Shengen ka penalizuar shqiptarët, ndryshe nga fqinjët tanë të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut që sërish do të vijojnë të lëvizin lirshëm pa asnjë masë shtesë.

Ky Sistem Elektronik i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit do të aplikohet nga BE si një masë për të siguruar kufijtë Evropianë, thuhet zyrtarisht në faqen zyrtare të sistemit që përcakton rregulla të reja.

Do të jenë 60 vende për të cilat do të aplikohet kjo formë e re e lejimit të hyrjes. Shumë nga këto kombësi aktualisht mund të udhëtojnë në Zonën Shengen pa viza, por kjo do të ndryshojë kur të zbatohet ETIAS, thuhet në faqen zyrtare të sistemit të BE.

Por ndryshe nga vite më parë, ku për të marrë një vizë do të duhej të paraqiteshe në ambasadë, sot kjo vizë mund të merret online, duke plotësuar formularin e kushtëzuar nga vendi pritës. Por çfarë duhet të deklarojnë shqiptarët në mënyrë që të marrin leje për tu futur në Bashkimin Evropian?!

Për të bërë aplikimin shqiptarët duhet të kenë një pasaportë të vlefshme, një mënyrë elektronike për të bërë pagesën online të aplikimit dhe një adresë emaili. Ndërkohë që duhet të deklarojnë gjeneralitetet e plota, kombësinë, të dhënat e pasaportës dhe informacione të kontaktit si adresën ku do qëndrojnë dhe numrin e telefonit.

Ky sistem sigurie është rikthyer për shkak të kriminalitet, por ndryshe nga shumë vende të tjera shqiptarët duket se janë më të penalizuarit. Shqiptarët do të mund të udhëtojnë vetëm në destinacionin e deklaruar në aplikimin për vizë dhe nëse zbulohet se kanë gënjyer për këtë ata do të penalizohen, gjithashtu sipas shpjegimit të autoriteteve, kanë të drejtë lëvizjeje vetëm në adresën dhe shtetin e deklaruar.

Por e njëjta gjë nuk ndodh për shtetasit serb, të cilët po ashtu janë përfshirë në këtë program. Për shtetasit serb lëvizja vijonë të bëhet e lirë, pa dokumente shtesë, por vetëm me aplikimin online me gjeneralitetet e tyre.  Dhe nëse shqiptarët lëvizin vetëm në një itinerar, të deklaruar më herët, shtetasit serb janë të lirë që pas kalimit të kufirit shenjen mund të lëvizin në të gjitha shtetet e BE pa e deklaruar atë më parë.

Një tjetër diferencim mes dy shteteve ëhstë fakti se nëse për shqiptarët kjo vizë është e vlefshme maksimumi deri në 3 vite, për shtetasit serb ajo është e vlefshme nga 3 vite deri në afatin e skadimit të letërnjoftimit të tyre apo pasaportës.

Në listën e 60 vendeve është pjesë me siguri të shtuar për udhëtim është edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, por ndryshe nga Shqipëri për këto vende nuk është publikuar asnjë masë shtesë sigurie, të paktën nga sa njoftohet nga faqja zyrtare e Bashkimit Evropian.

Dokumentet që ju duhen:

Pasaportë të vlefshme

Pagesa për vizën me Credit Cart

Një adresë emaili

Gjeneralitetet e plota

Informacione të kontaktit

Adresa e udhëtimit

Dëshmi penaliteti

Artikulli paraprakReagimi i fortë i PE: Rama qartësisht pengon integrimin europian të Shqipërisë! Presidentit t’i kthejë ligjin e sotëm Parlamentit
Artikulli tjetërAmbasada e SHBA: Eshtë për të ardhur keq që mazhoranca nuk respektoi përkushtimin e deklaruar prej vetë asaj