Rama paralajmëron humbjen e pushtetit në takimin me deputetët

Një takim me nota pesimiste ai i Ramës me deputetët. Mbledhjet e Ramës po shtohen ndërkohë që ai vetë tashmë po e kupton se partia që drejton është kalbur dhe se ai po shkon drejt një humbje të sigurtë.

Ajo që Rama ka paralajmëruar sot ka qenë ajo që të gjitha sondazhet e tregojnë se PS sot ëshstë një pakicë në Shqipëri dhe e braktisur nga shumica. Këtë e treguan edhe votimet e 29 Qershorit ku 85% e votuesve e braktisën këtë ditë votimesh.

Ditën e sotme kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje me deputetët e tij në ambientet e kryesisë së Kuvendit.
Burime të Dosja.al zbardhën porositë e kryesocialistit Rama, i cili u tregua i ashpër ndaj grupit të tij të deputetëve.

Në fjalën e tij, Rama mësohet se u ka “tërhequr veshin” deputetëve lidhur me kontaktin që ata kanë me qytetarët dhe punën që ata bëjën në zonat që përfaqësojnë.

“Partia Socialiste s’mund të qëndrojë në pushtet duke ngrënë dhjamin e vet. S’mund të shkojmë në zgjedhje e të përsërisim të njëjtat gjëra sepse do shkojmë të humbim. As Partia Socialiste e as unë s’e mbajmë dot më këtë maskaradë e këto zullume që bëhen në zyrat e shtetit.

S’keni ngritur asnjëherë asnjë shqetësim se si funksionojnë zyrat e shtetit. Ju interesoheni vetëm për drejtorët, kush shkon e vjen. Mbajeni mend, që do humbim pushtetin nëse vazhdojmë kështu. Ju mbajeni sa të doni se unë s’do pres fundin e as ju. Kush nuk e bën, ta konsiderojë si kërkesë për dorëheqje nga grupi parlamentar dhe karriera në këtë grup”, është shprehur kryeministri.

Më tej, Rama është treguar i prerë më të tijët duke i kërkuar dorëheqjen nga grupi parlamentar atyre që nuk ndjekin këshillimet e tij. ”Kush nuk e bën, ta konsiderojë si kërkesë për dorëheqje nga grupi parlamentar dhe karriera në këtë grup”, është shprehur kryeministri.

Teksa Rama po zhvillonte mbledhjen e tij të çdo të hëne me socialistët, paralelisht presidenti Ilir Meta dha për rreth dy orë “llogari” në Komisionin Hetimor. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor.

Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.

Artikulli paraprakKryengritja e Postribës – kryengritja antikomuniste e parë dhe më e fuqishme e kohës së vet!
Artikulli tjetërRepublika e Dr.Ulusiut, e gjitha familja drejtora, benz 35 mijë euro, pronar hidrocentrali