Rama ndaloi faljen në sheshe, reagon Berisha: Një akt prej narkodiktatori ateist! Kërkon të dalë mbi Zotin

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka dënuar me ashpërsi ndalimin nga Rama të faljes në sheshet e qyteteve të Fitër Bajramit, festës më të madhe të besimtarëve myslimanë. Berisha e ka konsideruar vendimin e Edi Ramës, “një akt prej narkodiktatori ateist” dhe i ka drejtuar një thirrje, krerëve të këtij besimi.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Nje akt prej narkodiktatori ateist!

Miq, ne nje akt prej narkodiktatori atesit dhe ne traditen e eterve te tij barbar te urrejtjes se besimeve fetare, Edvin Kristaq Rama me nje fjali ne FB kerkon te ndaloje faljen e Bajramit, festen e besimtareve musliman qe mbyll muajin e madhnueshem te Ramazanit.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim diktatorial dhe atesit, ju bej thirrje besimtareve musliman te mbushin neser sheshet e qyteteve dhe fshatrave tona, ti luten te Madhit Zot dhe te falin Bajramin.

Ju bej thirrje te gjithe hoxhallareve te vendit, imameve, myftijve te udheheqin me urdher te te Gjithfuqishmit lutjen e besimtareve dhe te mos i tradhetojne ata si dhe te denojne qendrimin prej qafiri ateist, fondamentalist e diktatorial te Sulltan Salep Surrelit qe kerkon te dale kete dite te shenjte mbi Zotin e Madhnueshem! sb

Artikulli paraprakMjeku i njohur thirrje shqiptarëve: Lahuni në det! Argëtohuni vetë dhe lironi fëmijët
Artikulli tjetërPD përshëndet vendimin e Presidentit për Porto Romanon: Koncesion antikushtetues për oligarkët e Ramës