Rama i ndërsen hajdarët e Parlamentit, BE e Pompeos, ditën që ai kërkoi zbatimin e reformës zgjedhore

Pasi nuk kapi dot komisionet e numërimit të votave si dhe u detyrua që të pranojë identifikimin biometrik, Rama ka gjetur një mënyrë tjetër për të rrëzuar paktin për reformën zgjedhore.

Ai i ka nëdrsyer hajdarët e Parlamentit, paktit për reformën zgjedhore, por edhe vetë Departamentit të Shtetit dhe Sekretarit Pompeo që kërkoi zbatimin e reformës zgjedhore ditën e sotme.

Sipas Ramës, atë nuk e lejojnë hajdarët e Parlamentit që ai i bleu nga jashtëqitja e opozitës përt ti futur me detyrim në Parlament që tani të votojë ndryshimet e kërkuara në reformën elektorale.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka përshëndetur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore në Shqipëri.

Pompeo thotë se kjo marrëveshje do forcojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Por Pompeo i bën apel palëve që të kodifikojnë marrëveshjen e cila deri tani është një draft me 12 pika.

Duhet përmendur se marrëveshja u arrit pas ndërhyrjes së ndëkombëtarëve, me në krye ambasadën amerikane, madje negocimet vijuan dhe në rezidencën e SHBA në Tiranë teksa ajo duhet të miratohet në Kuvend.

”Një lajm tjetër nga Evropa: Unë gjithashtu mirëpres marrëveshjen ndër-partiake të Shqipërisë për reformën zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe do të forcojë më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të kodifikojnë këtë marrëveshje politike.”- tha Pompeo.

Artikulli paraprakRama i ndërsen hajdarët e Parlamentit, BE e Pompeos ditën që ai kërkoi zbatimin e reformën zgjedhore
Artikulli tjetërProkurorisë gjermane i kërkohet të hetojë Acromax: Drejtohet nga njerëz të PS dhe bllokon videot kritike ndaj Ramës