Rama dhe Veliaj duan kullat në vend të Teatrit për pastrimin e parave

Aktorët kanë protestuar sërish sot në ambientet e Teatrit Kombëtar. Protestës së tyre ju bashkëngjitën sot edhe këshilltarët bashkiakë të PD-së dhe LSI-së.
Në emër të PD-së, Kreshnik Çollaku u shpreh se “kjo nuk është betejë për Teatrin, por për qytetin. Rrafshimi i teatrit ‘vdes’ qytetin.
Edi Rama dhe Erion Veliaj janë të vendosur në rrugën e tyre për shembjen e Teatrit. Atyre nuk ju intereson Teatri dhe aktorët. Interesi i tyre është trualli i tij, kullat që do ndërtohen, pastrimi i parave.
Justifikohen se nuk kanë fonde. Por a ju kujtohet se pak muaj më parë bashkia e Tiranës harxhoi 2 milionë euro për shkuljen e palmave dhe mbjelljen e pishave, të cilat edhe ato janë tharë.
Në raportin e DASH, trafiku i drogës evidentohet si problemi më i madh. Ndaj gjithë ato para, nuk kanë mundësi më të mirë për tu pastruar, se sa kullat në mes të qytetit”.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur një sërë dëgjesash fasadë, me komunitetin e artistëve, arkitektët dhe urbanistët, lidhur me shembjen e teatrit kombëtar. Ironikisht, edhe pse po zhvillojnë dëgjesa për të marrë mendimin e grupeve të interesit, Veliaj dhe shefi i tij Rama, e kanë vendosur se ky teatër do të shembet dhe se do të ndërtohet një teatër i ri, i shoqëruar nga disa kulla, në truallin ekzistues të Teatrit Kombëtar. Rama dhe Veliaj kanë zgjedhur edhe arkitektin, edhe firmën projektuese për të vënë në jetë këtë projekt.

Artikulli paraprakShpërthen aktivistja ndaj Ramës dhe Velisë: Me arrogancën e tyre na kanë çarë…
Artikulli tjetër“Veliaj do prishë shtëpinë e kujtdo që i bllokohet haleja ose i bie siguresa e dritave”…