“Veliaj do prishë shtëpinë e kujtdo që i bllokohet haleja ose i bie siguresa e dritave”…

Ish-minsitri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar kryebashkiakun Erion Veliaj duke e quajtur atë një ‘talent’ politik, në gjithçka që ai bën.
Ky emërtim për kryebashkikakun ka ardhur pas zhvillimeve të fundit në lidhje me prishjen e Teatrit Kobëtar.
Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook, ditën e sotme Manjani ka shkruar disa argument se pse e quan të tillë.
Si fëllim ish-ministri i Drejtësisë shkruan se edhe pse e gjuajtën me vezë, ai e shet si “mengjes pune” me omëletë me kundërshtarët politikë.
Duke vazhduar më tej se:” Aktorët përmendin kolegët e tyre që vdiqën nga kanceri, Ai bën fajtorë godinën e Teatrit si “shkak i kancerit”.
Postimi i plotë
Talent, jo shaka!
Më shani mua kur them se Erion Veliaj është “talent politik”!
Shiheni me vemendje:
1. E gjuajnë me vezë, por ai e shet si “mengjes pune” me omëletë me kundërshtarët politikë. Madje kjo quhet Konsensus!

2. Aktorët përmendin kolegët e tyre që vdiqën nga kanceri, Ai bën fajtorë godinën e Teatrit si “shkak i kancerit”.
3. Ulet në bisedime por në media jepen vetëm folësit “objektivë”, dmth në favor të prishjes së Teatrit.
4. Tezën që Teatri Kombëtar është pjesë e trashëgimisë kulturore, e dhjet dhe e pshurr që të duket gjithnjë e më e shpifur
5. Argumentit se nuk falet toka publike tek privati, i përgjigjet si punonjës firme private ndërtimi.
6. Kur i thuhet, po mire bëje kontratën me ndërtuesin, këtu futet të sqetulla e Edvinit. Ky i fundit ka mësuar nga Erdogani që emrat e përveçëm futen në ligj dhe ska më paligjshmëri sepse ata janë vetë ligji!
7. Teatri bën fiks 30 milionë Euro!! Kur i thuhet se nuk bën aq, por 10 Milionë, thotë nuk jam ekspert!
8. Së fundi Teatrit i janë dobësuar telat e korentit. Pikërisht për këtë duhet shembur e gjithë godina!
Talent apo jo?! Ki inatin, por jepi hakun!
Ndaj haku është ti jepet PS-ja dhe jo më bashkia!
Po vijoi kështu do prishë shtëpinë e kujtdo që i bllokohet haleja ose i bie siguresa e dritave…
Dhe këto vendime do jenë “popullore”!

Artikulli paraprakRama dhe Veliaj duan kullat në vend të Teatrit për pastrimin e parave
Artikulli tjetërReagon PD: Rama nuk mund të lajë duart si Ponc Pilati, por të shkarkojë kryebashkiakun e Hasit