Rama dhe Veliaj duan kullat në vend të Teatrit për pastrimin e parave

Aktorët kanë protestuar sërish sot në ambientet e Teatrit Kombëtar. Protestës së tyre ju bashkëngjitën sot edhe këshilltarët bashkiakë të PD-së dhe LSI-së.
Në emër të PD-së, Kreshnik Çollaku u shpreh se “kjo nuk është betejë për Teatrin, por për qytetin. Rrafshimi i teatrit ‘vdes’ qytetin.
Edi Rama dhe Erion Veliaj janë të vendosur në rrugën e tyre për shembjen e Teatrit. Atyre nuk ju intereson Teatri dhe aktorët. Interesi i tyre është trualli i tij, kullat që do ndërtohen, pastrimi i parave.
Justifikohen se nuk kanë fonde. Por a ju kujtohet se pak muaj më parë bashkia e Tiranës harxhoi 2 milionë euro për shkuljen e palmave dhe mbjelljen e pishave, të cilat edhe ato janë tharë.
Në raportin e DASH, trafiku i drogës evidentohet si problemi më i madh. Ndaj gjithë ato para, nuk kanë mundësi më të mirë për tu pastruar, se sa kullat në mes të qytetit”.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur një sërë dëgjesash fasadë, me komunitetin e artistëve, arkitektët dhe urbanistët, lidhur me shembjen e teatrit kombëtar. Ironikisht, edhe pse po zhvillojnë dëgjesa për të marrë mendimin e grupeve të interesit, Veliaj dhe shefi i tij Rama, e kanë vendosur se ky teatër do të shembet dhe se do të ndërtohet një teatër i ri, i shoqëruar nga disa kulla, në truallin ekzistues të Teatrit Kombëtar. Rama dhe Veliaj kanë zgjedhur edhe arkitektin, edhe firmën projektuese për të vënë në jetë këtë projekt.

Exit mobile version