RAI3 i përgjigjet Ramës: Konfirmojmë shifrat që kemi nxjerrë për kanabizimin

Televizioni shtetëror Italian RAI3 u është përgjigjur sot komenteve të kryeministrit Edi Rama që e quajti “turp gazetaresk” reportazhin e gazetarit italian Valerio Cataldi, sipas të cilit shifrat e kultivimit të kanabisit në Shqipëri ishin rritur me 12 herë krahasuar me një vit më parë.

“Folëm për BREXIT, por ka edhe nga ata që duan të hyjnë në Europë, Shqipëria. Por unioni i kërkon të bëjë hapa përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në udhëtimin tonë atje ne kemi folur për një rritje masive të plantacioneve të marijuanës, numra që policia shqiptare i mohon, por ndryshe nga e kaluara nuk ka nxjerrë të dhëna zyrtare. Ne, në bazë të burimeve tona, i konfirmojë shifrat qe kemi nxjerrë”, thuhet në kronikën e Rai3.

“Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!”, tha Rama në reagimin e parë dhe mbrëmjen e së enjtes nxori një deklaratë që sipas tij ishte bërë në një takim të zyrtarëve të ministrive të brendshme të të dyjave vendeve.

“Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojn? përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike”, shkruante Rama.

Por siç informuam edhe më herët në Syri.net, materiali i postuar në Twitter nga kryeministri Rama nuk është deklaratë e policisë italiane, por deklaratë e një OJF-je të një miku të kryeministrit Rama që manaxhon projektin IPA të Bashkimit Europian. Një kërkim në faqen zyrtare të policisë italiane të jep të kuptosh që nuk ka asnjë deklaratë që mohon apo rrëzon imvestigimin e Rai3.

https://www.syri.net/politike/312470/12-fishimi-i-droges-si-genjeu-rama-me-pergenjeshtrimin-per-rai3/

Duket se lobimi i D’Alemas ka funksionuar më së miri për të shpikur një përgjigje fasadë dhe për të sulmuar Rai3 apo për ta vendosur nën presion. Kryeministri ka gëzuar një fitore të vogël. Ka mundur të prodhojë një raport fallso.

Kryeministri Rama njihet për lidhjet e tij të ngushta me ish- liderë të së majtës botërore. Ai në vitin 2013 përdori Tony Blair dhe firmën e tij të lobimit që i siguroi disa shkrime të rëndësishme dhe lobim të fortë në kancelaritë perëndimore. Pastaj përdori partinë SPD dhe lidhjet shqiptare në Gjermani për të luhatur dhe sulmuar rivalin Basha. Sot, lidhjet e tij me D’Alemën i kanë siguruar Ramës një miqësi jo vetëm me Renzin, por edhe lajme fasadë që shiten për raporte policie që nuk thonë gjë. /Syri.net

Artikulli paraprakFlet pedagogu i njohur: Vetë qeveria Rama, prej vitesh funksionon “Kap Ça të Kapësh”…
Artikulli tjetërKronika e sotme në RAI 3, reagon Bardhi: Eshtë rritur 1200 % sasia e kanabisit në vend