Qytetarët të shpërthejnë në protesta, demonstrata e revolta të papërmbajtshme për rrëzimin e Ramës

Nga Kastriot Islami

Qeveria e Edi Ramës është kthyer në një regjim autokratik, antipopullor, policor e represiv që ja ka mbyllur opozitës të gjithë rrugët e veprimit institucional në Kuvend:
Duke i mohuar tërësisht funksionin vendimmarrës, madje edhe kur është nevoja për vendime me maxhorancë të cilësuar, Rama tenton të blejë vota deputetësh sesa të negociojë me opozitën;
Duke e penguar të kryejë funksionin e saj hetimor e kontrollues parlamentar, madje ka shkuar shumë larg duke orkestruar goditje fizike të pjesëtarëve të opozitës përmes deputetëve të tij me rekorde kriminale për ti mbyllur gojën dhe mohuar fjalën e lirë.
Duke tentuar ta kthejë opozitën në fasadë e të kërcënojë me burg apo të komprometojë kundërshtarët politikë e mediatikë.
Mund të thuhet pa hezitim:
Opozita institucionale është në kufijtë ekstremë të veprimit dhe të ekzistencës së saj politike në një vend demokratik ku funksionin qoftë dhe minimalisht shteti ligjor.
Sistemi gjyqësor është nën kontrollin politik e personal të Ramës dhe Gjykata Kushtetuese e Gjykata e Lartë janë inekzistente, pra edhe formalisht opozita nuk ka ku të drejtohet për drejtësi. Aq larg kanë shkuar gjërat në Shqipëri saqë lidershipi i opozitës po shqyrton vendimin e ‘abandonimit të parlamentit të kriminalizuar’ apo të ‘djegies së mandateve’.

‘Vrasja’ e shpirtit të protestës dhe shpresës për të qëndruar në vend
Qeveria Rama po ashtu ka tentuar të godasë fuqimisht jo vetëm veprimin institucional të opozitës por edhe ‘vrasë’ shpirtin e protestës e të reagimit qytetar:
Duke i nënshtruar qytetarët përmes papunësisë e varfërimit të tyre të skajshëm,
Duke i kërcënuar qytetarët përmes veprimeve policore e burgosjes dhe,
Duke i frikësuar përmes veprimeve të grupeve kriminale e banditëve të lidhur ngushtësisht me qeverinë dhe cenuar rëndë sigurinë publike e njerëzore.
E vetmja rrugëdalje-emigrimi që po boshatis e mplak vendin
Qeveria Rama e ka ‘vrarë’ shpresën të gjithë shqiptarëve duke ju lënë të lirë vetëm një rrugëdalje, emigrimin dhe kthyer Shqipërinë në vendin e parë në botë si azilkërkues në të gjithë vendet e BE.
Edhe organizmat e rëndësishëm ndërkombëtarë, BB e tjerë kanë arritur në përfundimin se Shqipëria po boshatiset e po mplaket me shpejtësi.
Aplikimi i ‘diplomacisë së kanabisit’ për të komprometuar ndërkombëtarët
Qeveria Rama përmes mashtrimeve dhe komprometimit duke përdorur me sukses ‘diplomacinë e kanabisit’ ka arritur t’ju mbyllë gojën dhe ti bëjnë të heshtin disa zyrtarë të lartë në Bruksel e përfaqësues të tyre në Tiranë për keqqeverisjen e vendit, lidhjet e qeverisë Rama me mafian e krimit e të trafiqeve, kultivimin e kanabisit dhe korrupsionin galopante që po fundos ekonominë e vëndit.

Shqipëria në udhëkryq: Demokracia në rrezik. Ekonomia drejt rrënimit
Përfundimi i nxjerrë nga shumica e qytetarëve është: Vendi është në udhëkryq për të mos thënë ka rrëshqitur drejt humnerës i pashpresë.
Demokracia është në rrezik të madh sepse vendi drejtohet nga autokracia modern, në përmbajtje dikatoriale, oligarkike e kriminale, por me fasadë e retorikë demokratike.
Dallimi mes të varfërive e të pasurve është rritur në ekstrem dhe në mënyrë galopante, duke dëmtuar rëndë stabilitetin social. Ekonomia është drejt rrënimit të pakthyeshëm.
Siguria publike dhe njerëzore janë cenuar rëndë nga lufta mes bandave dhe beteja mes klaneve mafioze qeveritare, që heqin, vendosin e kontrollojnë qeverinë Rama dhe kryetarët e bashkive kryesore. E ardhmja duket e pasigurtë për shumicën e qytetarëve, sidomos për fëmijët e tyre.
Alternativat e reagimit
Kanë mbetur pak mundësi për të dalë nga kjo situatë dhe rivendosur vendin në shinat e normalitetit:
Qytetarët të bashkohen dhe të ndjekin alternativën opozitare pavarësisht vërejtjeve e kritikave të shumta që mund të kenë ndaj saj me një objektiv: Të gjithë të ndershmit bashkë kundër Aleancës së Qelbësirave;
Dhe/ose qytetarët të shpërthejnë në protesta, demonstrata e revolta të papërmbajtshme, me një qëllim të vetëm: largimin e qeverisë Rama të korruptuar, dhe të lidhur me krimin e trafikantët;
Ose qytetarët të tentojnë të emigrojnë individualisht ndërkohë që dyert e emigrimit po mbyllen, duke e boshatisur vendin dhe e lënë drejtimin qe qeverisë në duart e hajdutëve, kriminelëve dhe trafikantëve;
Ose qytetarët të pashpresë e të pamundur ti nënshtrohen përkohësisht këtij regjimi diskriminues autokratik e të dhunshëm policor me pasoja shumë të rënda për të ardhmen e vendit, një gjendje që me siguri nuk do të zgjasë gjatë.
Me siguri njëra nga këto alternativa ose kombinim i tyre do të ndodhë, por cdo ditë që kalon rrit vështirësitë dhe pasojat.

Artikulli paraprakShpërthen në lot arbitri pas Gjermani-Holandë, Van Dijk e ngushëllon
Artikulli tjetërRaporti zyrtar: Sa vjedh Rama me koncesionet e rrugëve