Qytetarët kërkojnë heqjen e masave kundër Covid-19, plasin protestat në Francë

Pas SHBA dhe Brazilit, protestat kundër izolimit shpërthyen edhe në Francë. Daily Mail publikoi pamje nga protestat në Paris, ku qindra qytetarë kanë dalë në rrugë mjaft të revoltuar.

Forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe shkopinj gome kundër protestuesve, ndërsa mësohet se një qytetar ka mbetur i plagosur rëndë.

Këta të fundit ankohen për trajtimin që po u bën policia minoritarëve gjatë izolimit. Gjithçka nisi pas keqtrajtimit të një personi nga policia, dhe zemërimi ndaj qeverisjes së Macron duket të jetë mjaft i madh.

Ndërkohë Franca e ka shtyrë izolimin të paktën deri më 11 maj, pasi numri i jetëve të humbura nga koronavirusi po rritet ndjeshëm në ditët e fundit. Protesta kundër masave shtrënguese të qeverive ka pasur më herët dhe në SHBA apo në Izrael , ku duket se qytetarëve është duke iu sosur durimi.

Artikulli paraprakI vëllai menaxher flet për të ardhmen e Shaqirit
Artikulli tjetër“Gruaja Lakuriq” paralajmëroi shpërthimin e Koronavirusit, shefi i saj e detyroi të kyçte gojën