I vëllai menaxher flet për të ardhmen e Shaqirit

E ardhmja e yllit shqiptar të Zvicrës, Xherdan Shaqritit është e paqartë. Vëllai dhe menaxheri i tij ka folur rreth të ardhmes së futbollistit të Liverpulit.

Në një prononcim për “Koha TV” Erdin Shaqiri theksoi se synimi kryesor i vëllait të tij, Xherdani, është të qëndrojë te “të kuqtë”, por pasi të mbyllet përfundimisht ky sezon në kampionatin anglez do të diskutohet me drejtuesit e 6-herë kampionëve të Europës për fatin e yllit të Zvicrës.

“Unë nuk mund të them asgjë konkrete, por është normale që pasi të rifillojë dhe më pas të përfundojë ky edicion në Premier League, do të ulemi me drejtuesit e Liverpoolit dhe do të bisedojmë për të ardhmen e Xherdanit. Për të gjithmonë ka pasur interesim nga klube tjera.

Ka pasur interesim konkret nga 2-3 klube edhe gjatë muajit janar, por besoj se edhe verës do të ketë oferta të shumta për të. Por, prioritet do të ketë Liverpooli me të cilin do të flasim për të ardhmen e Xherdanit”, bëri me dije Erdin Shaqiri, vëllai dhe menaxheri i Xherdan Shaqirit.

Roma, Sevilja, Gallatasarai dhe shumë klube angleze renditen në listën e Shaqirit.

Artikulli paraprakRritet frikshëm numri i të prekurve me Covid-19, bëhet nami në fasoneritë e Krujës dhe Laçit
Artikulli tjetërQytetarët kërkojnë heqjen e masave kundër Covid-19, plasin protestat në Francë