Qeveria ka bllokuar tregun e pasurive të paluajtshme

Në Komisionin e Ligjeve u diskutua dje ligji për rivlerësimin e pasurive. PD ngriti shqetësimin se rritja e taksës nga 10 në 15 për qind ka bllokuar tregun e pasurive të paluajtshme dhe ka krijuar ngërç në këtë treg. Deputetët e PD ngritën shqetësimin që herë të tjera ky ligj është zbatuar me taksë 1 për qind ndërkohë që ky rivlerësim tani është 2 për qind për individë dhe 3 për personat juridikë. Propozimi i PD është që të bëhet 0,5 për qind për individët dhe 1 për qind për personat juridike. Deputeti Bylykbashi dhe Ristani propozuan këto lehtësime ligjore.

Artikulli paraprakSa shpenzojnë shqiptarët për blerjet online
Artikulli tjetërMediat e huaja jehonë miratimit të Reformës