“Një i papërgjegjshëm që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm nëpër botë”, Basha: Rama fajëson gjithkënd për dështimet e fajet e tij. Vota e diasporës detyrim kushtetues

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama në Itali. Sipas Bashës ai fajësoi këdo për dështimin e tij dhe shpopullimin e vendit, duke u shfaqur si “një i papërgjegjshëm që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm nëpër botë”.

Bashkëngjitur postimi i kreut të PD:

Vetëm pellazgët dhe ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës, për dështimet, për premtimet e pambajtura, për shpopullimin dhe mohimin e të drejtave të atyre që shpërnguli përgjatë qeverisjes së tij nga vendlindja.

Një i papërgjegjshëm që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm nëpër botë, për të mbuluar njollat e turpit të pushtetit të tij të korruptuar në çdo qelizë dhe për të fshehur dështimet e qeverisjes së tij, nuk bën gjë tjetër vetëm se shton agoninë e një sistemi të vdekur.

Koha që cirku dhe ahengu të marrë fund dhe të rikthehemi te propozimet politike. Vota e diasporës, detyrë kushtetuese dhe borxh ndaj bashkatdhetarëve tanë.
Propozimet e PD-së i japin zgjidhje aspiratës së emigrantëve për të vendosur për Shqipërinë e përbashkët.

WhatsApp Image 2024 05 26 at 14.25.23

Artikulli paraprakLlogaritë për në Champions, Roma arrin të kualifikohet vetëm nëse Atalanta del e pesta
Artikulli tjetërKërcënimet atomike të Moskës dhe kritika nga perëndimi/ DW: A do të kishte kuptim për Rusinë vënia në përdorim e armëve të tilla?