Manchester United dëshiron shkarkimin e trajnerit edhe pse fitoi Kupën FA, Ten Hag: Nuk më intereson, do të shkoj diku tjetër që të fitoj më shumë trofe

Erik Ten Hag e sheh veten shumë larg Mançester Junajtid, edhe pse arriti të fitojë Kupën FA ditën e djeshme. Thashethemet e fundit, para derbit në finale, tregonin se Junajtid ishte gati ta shkarkonte atë edhe në rast triumfi. Do të shohim në ditët në vijim nëse do të jetë kështu.

Ndërkohë, i pyetur në konferencën për shtyp, trajneri i “djajve të kuq” shprehet pak kokëfortë: “Duhet të ecim përpara, nuk jam i kënaqur, duhet të bëjmë më mirë. Pastaj nëse nuk më duan më, do të shkoj diku tjetër për të fituar trofe, sepse kjo është ajo që kam bërë gjatë gjithë karrierës sime”.

Kështu më thonë gjithmonë”, vazhdoi trajneri holandez, i cili më pas e ndërpreu konferencën për shtyp kur një gazetar i kujtoi se vendi i tetë në Premier Ligë, është një pozicion larg vendit ku duhet të ishte një klub si Mançester Junajtid: “Më vjen keq që e them, por ju nuk dini asgjë për futbollin,”- iu përgjigj Ten Hag, ku më pas filloi të justifikohej për lëndimet e shumta që ka pasur ekipi i tij.

Artikulli paraprakPrivati, më shumë energji se shteti! Përmbyset trendi, hidrocentralet private prodhuan më shumë se ato publike
Artikulli tjetërKura me fara pjepri për rigjenerimin e veshkave, ja si ta përgatisni dhe përdorni