“Qeveria i vjedh, pastaj i rreh”, PD kundër dhunës policore ndaj naftëtarëve: Hallet e qytetarëve zgjidhen duke larguar qeverinë hajdute

Nga Luan BAÇI

Dhuna policore ndaj naftëtarëve, të mashtruar disa herë nga qeveria në ikje e Edi Ramës dhe deputetët e tij të Fierit, është e papranueshme. Naftëtarët janë në të drejtën e tyre. Kerkojnë shpërblimin që u takon për djersën e tyre.

Naftëtarët janë të nëpërkëmbëur, janë të vjedhur ndër vite nga klientët e pushtetit, prandaj dhuna policore kundër hallexhinjve që nuk kanë bukë në shtëpi, është dyfish kriminale.

Rafineria e Ballshit është një nga vatrat më të mëdha të korrupsionit të qeberisë dhe kryeministrit në ikje. Ata nuk e zgjidhin dot hallin e naftëtarëve, sepse kanë marrë pjesën e tyre gjigande në kurriz të naftëtarëve dhe pasurisë kombëtare.

I ftoj naftëtarët të protestojnë para bashkisë, para prefekturës, para Ministrisë së Energjitikës, para kryeministrisë, sepse është ky pushtet që e ka rrjepur vit pas viti rafinerinë.

Për naftëtarët dhe çdo qytetar ndaj të cilit bëhet padrejtësi, zgjidhja është një dhe e vetme: Largimi i Edi Ramës dhe bandës së tij hajdute në pushtet.

Gepostet von Luan Baci am Montag, 14. September 2020

Artikulli paraprakBerlusconi do të kishte rrezikuar jetën nëse Covid-19 do ta kishte kapur në mars
Artikulli tjetërDenoncimi i ish-deputetit: Mësuesve u mbyllet e goja…