Qeveria aprovon vizitën e Vuçiç në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i lejojë kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç që të vijë në Kosovë, në vizitën e paralajmëruar për fushatë zgjedhore.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë konferencës për media që ka mbajtur pas takimit me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut.
Ministri ka thënë se, “pas kushteve të shumta të vëna nga ana e qeverisë së Kosovës dhe pas diskutimeve të fundit në lidhje me vizitën është marrë vendimi për lejimin e tij që të vijë në Kosovë”.
“Kjo do të jetë edhe hera e fundit që lejohen të hyjnë zyrtarë serbë me qëllime të bërjes fushatë”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka thënë se vendimi është marrë në frymën e shprehjes së vullnetit të mirë ndaj miqve ndërkombëtarë sikurse Gjermania dhe Bashkimi Evropian.

Artikulli paraprakPërse po e zgjeron Kina ushtrinë?
Artikulli tjetërSistemi i tatimit mbi fitimin po nxit evazionin fiskal