Qelbet Pylli i Sodës, arka me peshk dhe karkaleca të ngordhur

Ish-kryeministri Berisha ka dhënë alarmin për gjendjen në Pyllin e Sodës në Vlorë. Berisha ka publikuar bnë Facebook denoncimin e një qytetari, i cili shkruan se ndryshe nga çfarë thotë kryetari i Bashkisë, pylli është shkatërruar fare dhe në të hidhen mbeturina.
Në foton e dërguar prej tij, duken qartë disa arka peshku, të cilat janë hedhur në pyll.
Postimi i plotë
Ky eshte Pylli i Sodes sot ne qytetin turistik te Vlores!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje doktor,
Ja si eshte situata ne Pyllin e Sodes ne Vlore. Tregon qarte deshtimin e (1) Bashkise, (2) ministrise se Bujqesise dhe (3) ministrise se mjedisit dhe Turizmit.
Kryetari i Bashkise ka thene qe cdo dite ne 24 ore pyllin e sodes e kemi ne monitorim, ndersa ketu eshte shkatruar fare pylli dhe hedhin pislleqet.
Ministri i Bujqesise deklaroi siguri te madhe ushqimore por ja se cfare peshqish sjellin per konsumatoret dhe kalojne portin e peshkimit pa kontroll fare. Keto kuti qelbeshin prandaj nuk i mori askush dhe i hodhen mes pyllit, por sa te tjera i kane derguar ne restorante dhe kane helmuar? Nuk ka fare kontroll dhe keto peshq e karkaleca nuk kane as gjak asgje se kushedi cfare cilesie jane dhe nga cila mbeturine e botes i sjellin.
Edhe ministri i mjedisjt dhe turizmit na tha se kish pastruar brigjet dhe na siguroi per bum turistik. Por ketu nuk qendrohet dot te marresh dy here fryme se duket sikur alivanosesh”.

Artikulli paraprak“Dosja Tahiri”, merren në pyetje të afërmit e Habilajve në Vlorë për drogën
Artikulli tjetër500 efektivë policie refuzojnë t’i nënshtrohen Vettingut