PSG, Hatem Ben Arfa pranë kalimit te Lille

Hatem Ben Arfa i ka ditët e numëruara te Paris Saint Germain. Sulmuesi francez që pas transferimit në Paris nuk ka patur asnjëherë shanse për të treguar vlerat në fushë, madje ka dhe një betejë ligjore me klubin, por në janar do të luajë në një tjetër ekip francez. Është Marcelo Bielsa që ka bindur lojtarin për t’u transferuar te Lille ku mund të luajë vazhdimisht dhe pa presion. Drejtuesit parisienë nuk do të bënin rezistencë për një lojtar që nuk ka zbritur asnjëherë në fushë këtë sezon me trajnerin Emery.

Artikulli paraprakBuka jashtë standardit, mielli serb po nxjerr kompanitë shqiptare nga tregu
Artikulli tjetërE ardhmja e Grezdës në Serinë A