Pse Rama i trembet debatit me Bashën?

Basha ka ftuar përsëri në debat televiziv Kryeministrin Edi Rama për të folur para qytetarëve për mbajtjen e premtimeve që ka bërë gjatë qeverisjes dhe më pas populli të gjykojë. “Eja në debat, është kulturë demokratike të debatojmë para shqiptarëve që ata të gjykojnë. Ndaj përgjigju, kam 48 orë që të ftoj në debat. Përgjigju pozitivisht, caktojmë ditën, caktojmë vendin, caktojmë orën”. Edi Rama i fshihet një debati publik me kreun e PD, Basha në ballafaqimin e programeve që dy forcat politike ofrojnë për zgjedhjet e 25 qershorit. Ndonëse prej tre ditësh ka ftesë të hapur nga kreu i PD Basha, Edi Rama heziton të përgjigjet, duke dëshmuar qartë panikun e tij për t’u përballur me Bashën. Në fakt, Edi Rama ka pasur përherë frikë nga debatet në Shqipëri, dhe mund të thuhet që është ai përgjegjësi që ka fshirë kulturën  e debtatit. E vetmja herë që ka dalë në debat ka qenë ajo e vitit 2000, kur kandidoi për herë të parë për bashkinë me kandidatin e atëhershëm Besnik Mustafaj. I njohur për temperamentin e tij,  shpërthyes deri në kufijtë e skizofrensië, ai debat do i rrezikonte shumë karrigen e kryetarit të bashkisë. Që nga ajo kohë në zgjedhjet e pas tre vjetëve, ai refuzoi  debatin me kandidatin e radhës, dhe më pas duke refuzuar sistematikisht të gjitha debatet me kundërshtarët. Në fakt, Rama sa herë ka pasur pushtet dhe administrim, ka qenë i dështuar dhe pyetjet e vendosin gjithmonë në një pozitë aspak favorizuese. Me kohë, në studiot televizive do të shmangte dhe panelin e gazetarëve, duke preferuar që intervistat mediatike t’i bënte vetëm me një gazetar. Por edhe këtu ka shfaqur shenja inferioriteti, të cilat e shpartallojnë në thelb atë që kërkon të duket. Kohët e fundit, ka gjetur monologun dhe këtë e bën në një telivizion në rrjetet sociale që preferon ta quajë Edi Rama TV, ku vetë flet, vetë përgjigjet dhe vetë qesh apo bën sikur është i mërzitur. Ftesave të debat preferon që mos u përgjigjet apo ta kalojë në heshtje, megjithëse debati mes rivalëve është një kulturë e vjetër në vendet demokratike. Të njëjtin veprim bënte dhe kur ishte në opozitë, të njëjtin veprim bën dhe kur është në pushtet. Megjithëse fliste tërë ditën në konferenca shtypi me deklarata të shkruara për korrupsion e më the e të thashë, sërish nuk pati guximin t’i përgjigjej ftesës për debat të ish- kryeministrit Berisha. Por në vitin 2017, duket se Rama nuk ka më asnjë alternativë tjetër. Dështimet e tij në qeverisje, si fjala vjen në luftën kundër drogës apo në investime e bëjnë atë inferior përpara çdo paneli me gazetarë axhaminj e jo më me liderin e opozitës. Premtim tjetër është ai për uljen e borxhit publik nga 71 për qind që është aktualisht, në 60 për katër vitet e ardhshme. Në fakt dhe ky është një sharlatanizëm, dhe mashtrim i Ramës. Kur erdhi në shtatorin e vitit 2013 në krye të qeverisë, borxhi publik nuk ishte më shumë se 63 për qind. Në katër vitet e qeverisjes, nuk është bërë asnjë investim, dhe siç e pranon dhe vetë dhe në projektet e mëdha nuk ka investuar, si fjala vjen shtrime rrugësh ose gjëra të këtij lloji që kanë kosto të lartë për buxhetin e shtetit. Por përveç kësaj, qeveria Rama e rriti borxhin dhe me 1 miliard dollarë të tjerë, nga ku 500 milionë kanë shkuar vetëm si koncesione për Vilma Nushin. Ulja e borxhit me 11% në fakt është në kufijtë e të pamundurës, pasi duket qartë se qeveria aktuale nuk ka për të ndryshuar modelin e filozofisë së saj. Në rast se do e kish mbajtur borxhin aq sa e gjeti, ndoshta mund të ishte sadopak i besueshëm, por me sa kemi parë Rama nuk e ka as aftësinë dhe as vullnetin për ta bërë. Për shembull kur flitet për rrugët, Rama e pranon vetë se nuk ka shtruar asnjë metër të tillë, por vetëm ka rikonstruktuar. Madje nuk guxon as ta përmendë me kilometra, por preferon të përdorë metrat linearë. Për shembull, Rama pranon se ka rikonstruktuar 300 mijë metra lienarë rrugë, e shprehur në kilometra që është njësia matëse për rrugët i bie që të ketë rikonstruktuar vetëm 300 kilometra. Në fakt, po ta krahasojmë me vitin 2013, që përkon me mbylljen e mandatit të PD-së, kjo shifër ishte rreth 5 mijë kiloemtra rrugë të reja, që është një shifër ku e ku më larg se kjo që na servir Rama. Në vitin 2013, ndër premtimet më të bujshme të Edi Ramës, ishte ai për shërbimin shëndetësor falas. Në fakt, duhet të jesh i paturp, kur me skandalet që kanë ndodhur në shëndetësi të kesh guximin të ripërsërisësh dhe një herë të njëjtën gjë, tek prezantimi i punës së tij, në këto katër vjet që ikën, Rama quan sukses në këtë sektor koncesionet në shëndetësi, të dhëna për klientët e tij nga qehajai Beqja me bekimin e vetë Kryeministrit. Dhe në këtë pikë, Rama as nuk guxon ta çojë nëpërmend një përballje me liderin e opozitës.

Artikulli paraprakPS sfidon ligjin, postera dhe flamuj partiakë në Elbasan
Artikulli tjetërFaqja e pare