Pse policia dështoi të arrestojë kreun e grupit kriminal, Enver Bajri?

Policia nuk mundi të arrestojë Enver Bajrin, i cili konsiderohet si drejtuesi i grupit kriminal, të shkatërruar në Shkodër. 45-vjeçari është shpallur në kërkim bashkë me një tjetër person me inicialet N.H. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Enver Bajri është personi që drejtonte të gjithë punën grupit nga trafiku i drogës deri tek gjobëvëniet.
Emri i Bajrave e fuqishme nder vite në qytetin verior u rikthye në vëmendje të publikut muajt e fundit. Safet Bajri i prangosur të premten u përmend nga mediat belge si person me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar me 9 vite burg për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Sipas mediave belge ai u deportua gabimisht në Shqipëri, pasi gjykata e apelit në Bruksel nuk urdhëroi arrestimin, por debimin në vendin e lindjes.
Mediat belge dhe holandeze kanë pasqyruar të shtunën aksionin e zhvilluar në Shqipëri dhe Holandë.
Sipas tyre Safet Bajri është në listën e personave më të kërkuar në Belgjikë pasi në janar të 2017 u dënua nga Gjykata e Apelit të Brukselit me 9 vjet burg për udhëheqjen e organizatës kriminale, trafik droge dhe prostitucion.

Artikulli paraprakPërgjimet e Bajrave; si vendoseshin gjobat ndaj bizneseve dhe si ekzekutoheshin
Artikulli tjetër“Nëse nuk paguan do të përdhunoj vajzën 12-vjeçare”, ja si i kërcënonte Bajri biznesmenët