Protestuesit qëllojnë me vezë zyrën e Veliajt: Dil nga zyra, o skuth!

Protestuesit kanë qëlluar me vezë zyrën e Veliajt duke i kërkuar këtij të fundit të dalë nga zyra dhe të takohet me përfaqësuesit e banorëve që do t’u shemben shtëpitë. Në këtë moment ka ndërhyrë policia duke krijuar tension tekprotestuesit, të cilët thërrisnin: Dil nga zyra o skuth!
Qindra banorë të zonës së Unazës së re janë duke protestuar prej më shumë se 1 orësh tek Bashkia e Tiranës. Ata janë kundër shkatërrimit të shtëpive të tyre nga bashkia, ndërsa kanë kërkuar takim me Erion Veliajn.
Por asnjë prej zyrtarëve të Bashkisë nuk ka komunikuar me ta.
Banorët janë revoltuar me kreun e Bashkisë, Erion Veliaj dhe kanë qëlluar me vezë.
Pas kësaj bashkia ka vendosur të mbyllë dyert për banorët e qytetit të Tiranës, duke mos pritur asnjë prej tyre.
”Po na provokoni, pse s’keni ardhur me na mbrojtë po na latë atje duke u përballur vetë me drejtuesit e mjeteve?! Qëkur duhet leje me mbrojtur pronën tonë”, kanë qenë disa nga thirrjet e banorëve.
Në protestat e zhvilluara më herët banorët kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve pranë shtëpive të tyre, ndërsa sot e kanë zhvendosur revoltën e tyre, përpara një prej institucioneve që është përgjegjeëse për një zgjidhje ndaj tyre, Bashkisë së Tiranës.
Një nënë rreth 80 vjeçe ka dalë në protestë me familjen e saj dhe dhjetra banorë të Unazës së Re përpara Bashkisë së Tiranës.
Me keqardhje dhe zhgënjim, 80-vjeçarja tha për mediat: “Pres të dalë Erion Veliaj këtu. Kemi 30 vjet që kemi shtëpinë. Ku të vemë ne tani?! Pse nuk del Erion Veliaj këtu? Ne nuk e hamë, ne jemi popull. Pse nuk do ay? Ne nuk e hamë, jemi njerëz. Të dalë e të na zgjidhë problemin. Shumë keq…”

Artikulli paraprakBanorët e Astirit përplasen me policinë para Bashkisë: “Mos na provokoni, pse s’keni ardhur me na mbrojtë?!”
Artikulli tjetërPse presidenti ‘serb’ i Kosovës bashkëpunon me Beogradin për rrëzimin e qeverisë Haradinaj?!